Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dashuria fshihet në tru, e jo në zemër Empty Dashuria fshihet në tru, e jo në zemër

Fri 26 Oct 2012 - 15:09
Dashuria fshihet në tru, e jo në zemër 59711Nëse është për t’u besuar shkencëtarëve nga Universiteti Concordia në Montreal, dashuria ‘jeton’ në pjesën e trurit, në të cilën pjesë jetojnë edhe ‘nxitësit’ për alkool, bixhoz dhe narkotikë. Shkencëtarët kanë vërtetuar se dashuria fshihet në tru, e jo në zemër, ashtu siç mendojnë shumica e njerëzve.

Mirëpo, tashmë ata kanë shkuar një hap tutje për ta vërtetuar adresën e saktë. Pra, nëse është për t’u besuar shkencëtarëve kanadezë nga Universiteti Concordia në Montreal, dashuria ‘jeton’ në pjesën e trurit, në të cilën pjesë jetojnë edhe ‘nxitësit’ për alkool, bixhoz dhe narkotikë.

Në fakt, ekipi i shkencëtarëve të universiteti i përmendur ka dashur që t’i lokalizojë pjesët e trurit nga të cilat rrjedhin ‘impulset e dashurisë’, të cilat shkaktojnë ndjejnë ne dashurisë.
U tha se këto impulse janë të vendosura në pjesën e njëjtë të trurit, ku janë të vendosura edhe qelizat, të cilat reagojnë në veset e shënuara, duke shkaktuar varësinë.

Jim Pfaus, udhëheqës i studimeve, profesor dhe psikolog në këtë universitet, thekson se ky zbulim nuk është aq i keq.
“Ne nga varësia kemi krijuar diçka të keqe, sepse e ndërlidhim para së gjithash me drogën. Por, në fakt, ky është një proces natyror, i cili aktivizon dëshirën për diçka”.
Burimi: ballkanweb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi