Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shkolla e pare ne 1887-n? Mesimet shqip datojne qe ne shek. XVI  Empty Shkolla e pare ne 1887-n? Mesimet shqip datojne qe ne shek. XVI

Fri 26 Oct 2012 - 18:12
Shkolla e pare ne 1887-n? Mesimet shqip datojne qe ne shek. XVI  Images

Këtë ka zbuluar drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Ardian Marash.
Edhe pse shkolla e parë shqipe njihet ajo e vitit 1887, sipas disa studimeve të thelluara kohët e fundit, të referuara sot në një konferencë shkencore, mësimi i gjuhës shqipe daton që në shekullin e XVI. Drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi tha për mediat, gjatë konferencës në Muzeun Historik Kombëtar, se arsimi si fillim u zhvillua pranë institucioneve fetare. “Kur flasim për arsimin në gjuhën shqipe duhet të kemi parasysh që ashtu si në Evropë edhe në Shqipëri, nuk mund të bënte përjashtim fakti se institucionet pritëse të arsimit kanë qenë kishat, sepse aty ishin njerëzit e arsimuar që mund të përcillnin arsimin”, tha Marashi.
Sipas tij, ky fakt është i rëndësishëm që të nxirret në pah në kuptimin historik, por edhe në kuptimin e rrugëtimit të arsimit shqiptar dhe pikërisht ky është dhe qëllimi i konferencës së sotme. “Nëse Buzuku shkruan shqip në vitin 1555, nëse Frank Bardhi shkruan shqip në vitet 1630, nëse dhe në Arbëri shkruhet shqip në fund të shek të XV, atëherë këta njerëz të mençur e të guximshëm a nuk kishin dëshirë t'ua linin trashëgim këtë dije dikujt tjetër?”, u shpreh Marashi.
Konferencën shkencore "Shkollat shqipe në trevat shqiptare nga shek.XVI deri në gjysmën e dytë të shek.XVIII" kishte si qëllim rolin e arsimit në gjuhën shqipe dhe rëndësinë e tij historike, por jo vetëm. Ajo nxorri në dritë shkollat shqipe më të hershme, fakte të shumta për mësimin e gjuhës shqipe që në fillim të viteve 1860, në klasa ku mësoheshin elementët fetarë, por edhe shqip, para hapjes së shkollës së parë laike, “Mësonjëtorja” në 1887. Sipas historianit, Pëllumb Xhufi, gjuha shqipe është mësuar shumë më përpara se kjo datë, që në shek e XVI në radhë të parë në shkollat e veriut katolik ku mësohej shkolla shqipe për qëllime fetare, por kjo rezulton të ketë ndodhur edhe në jug të Shqipërisë, në hemisferën ortodokse, ku kushtet nuk ishin aq të favorshme sa në veri, pasi aty Austro-Hungaria kishte marrë rolin e protektorit të komunitetit katolik dhe mbronte edhe shprehjen në gjuhën kombëtare në shërbesat fetare. “Kemi një lëvrim të gjuhës shqipe për efekte të mësimit të fesë, ndërkohë që kryesisht mësimet në atë kohë bëheshin në gjuhën greke. Ky është edhe shkaku që shumë herët fillojmë të gjejmë shkrime shqipe të shkruar me alfabetin grek, pastaj kemi edhe dëshmi të tjera si në mbishkrime kishash siç është në Manastirin e Ardenicës dhe pastaj fillojnë përpjekjet për një alfabet të shqipes”, tha Pëllumb Xhufi. Sipas tij, deri më sot nuk ka pasur studime të thelluara në lidhje për këtë çështje, ndërkohë që në histori duhet të bëhet ndarja se ka një shkollë kombëtare shqipe në Korçë që u hap në vitin 1887, por ka edhe mësim të gjuhës shqipe i cili daton shumë më herët.
Konferencën e përshëndeti edhe Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi. “Kjo është një nga konferencat më të rëndësishme në këtë 100-vjetor, pasi gjuha është dëshmi e lashtësisë së këtij kombi. Shpresoj që kjo konferencë të sjellë fakte të reja dhe të dalë me një botim që të bëhet pjesë e kurrikulave mësimore”, tha Bumçi. Konferenca Shkencore me temë “Shkollat shqipe në trevat shqiptare nga shek. XVI deri në gjysmën e shek. XVIII” u zhvillua nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike, në kuadër të 100- vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi