Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Mashkulli i shndërruar femër kërkon të rikthehet mashkull  Empty Mashkulli i shndërruar femër kërkon të rikthehet mashkull

Mon 29 Oct 2012 - 17:18
Mashkulli i shndërruar femër kërkon të rikthehet mashkull  Gruaja-lajmiiiii

Mashkulli i shndërruar femër kërkon të rikthehet mashkull  Gruaja1Mashkulli i shndërruar femër kërkon të rikthehet mashkull  Gruaja2

Ria Cooper fitoi vëmendje kombëtare në Britaninë e Madhe një vit më parë, kur ajo u shndërrua në britaniken më të re në moshë që kryente një operacion për ndryshimin e seksit.

I lindur mashkull, 17-vjeçari u shndërrua në femër pas vitesh lutje ndaj familjes dhe shërbimeve spitalore, duke argumentuar se nuk ndihej vetvetja në trupin e një mashkulli.

Megjithatë, një vit më pas, Ria konsideron se bëri një gabim të madh dhe dëshiron të rikthehet ne seksin fillestar, pasi pretendon se vuan nga goditje ankthi dhe probleme të tjera mendore në gjininë në të cilën është transformuar.

Si rrjedhojë, adoleshentja vendosi që të ndërpresë hormonet që duhet t’i japin tiparet e plota femërore dhe një ndërhyrje përfundimtare, e planifikuar për janar, që do ta shndërronte atë në një femër me fuqi të plota.
”Hormonet që marr e kanë shndërruar jetën time në një ferr. Në një moment ndihem mirë, në tjetrin keq. Kam pasur mendime vetvrasëse, një natë piva një shishe të tërë uiski nga dëshpërimi dhe mendoj vetëm se sa e vetmuar ndihem. Vendimi i ndryshimit të seksit ishte një goditje për familjen time dhe dua të rikthehem përsëri të jem mashkull, në mënyrë që të ndreq këtë problem”, deklaroi në “Daily Mail” Ria, e lindur në të vërtetë me emrin Brad Cooper.

Deklatat e adoleshentes bien në kontrast të thellë me atë që ajo deklaroi në vitin 2010, kur në një tjetër të përditshme britanike deklaroi: “E urrej trupin tim të tanishëm. E di prej vitesh që jam femër dhe dua të sillem, të dukem dhe të ndihem si një e tillë. Jeta ime si mashkull është një vuajtje e vërtetë”.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mashkulli i shndërruar femër kërkon të rikthehet mashkull  Empty “Më bëni sërish mashkull!”

Tue 30 Oct 2012 - 12:32
Mashkulli i shndërruar femër kërkon të rikthehet mashkull  Brad1-217x300Vitin e shkuar, një 17 vjecar nga Britania e Madhe, Brad Cooper, pushtoi gjithë faqet e para të gazetave pasi ndryshoi gjini dhe u bë femër. Por tashmë kur ka kaluar vetëm një vit nga ajo ditë, tanimë Ria Cooper kërkon sërish të kthehet mashkull pasi gjatë kësaj periudhe që kishte kaluar “ylberin” ka ka vuajtur shumë nga gjendja psikologjike. Ajo tashmë ka ndaluar edhe terapinë hormonale, që i bënte të mundur rritjen e gjirit, duke thënë se ndryshimet e kishin bërë të palumtur. Përpara kthimit në femër ajo iu nënshtrua një trajtimi psikologjik përpara por sërish nuk mundi të tejkalonte vetëveten dhe madje tentoi vrasjen dy herë. “Hormonet më kanë bërë që të kem një humor të trazuar. Një minutë jam e lumtur, më pas jam e mërzitur. Për të zhdukur vetminë edhe kam bërë edhe prostitutën por pa dobi”, është shprehur ajo. Brad nisi të vishej si femër kur ishte 12 vjeç dhe kur u bë 15 vjeç, nisi t’u lutej mjekëve që ta kthenin në femër. Megjithatë mediat që e mbështetën herën e parë këtë herë janë skeptikë pasi lekët për tekat e Brad dalin nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit./alb-observer.com/
Mashkulli i shndërruar femër kërkon të rikthehet mashkull  Brad3Mashkulli i shndërruar femër kërkon të rikthehet mashkull  BradMashkulli i shndërruar femër kërkon të rikthehet mashkull  Brad2
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Mashkulli i shndërruar femër kërkon të rikthehet mashkull  Empty Re: Mashkulli i shndërruar femër kërkon të rikthehet mashkull

Tue 30 Oct 2012 - 17:08
"“Më bëni sërish mashkull!”"
me
"Mashkulli i shndërruar femër kërkon të rikthehet mashkull "

temat u bashkun
Sponsored content

Mashkulli i shndërruar femër kërkon të rikthehet mashkull  Empty Re: Mashkulli i shndërruar femër kërkon të rikthehet mashkull

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi