Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Filmat e mëdhenj, zgjidhjet për të ulur kostot Empty Filmat e mëdhenj, zgjidhjet për të ulur kostot

Tue 30 Oct 2012 - 9:32
Filmat e mëdhenj, zgjidhjet për të ulur kostot Avatar-0001

Shumica e filmave në ditët e sotme realizohen nëpërmjet mbështetjes së një buxheti përgjithësisht të vogël.

Por, ka raste kur buxheti nuk lë për të dëshiruar e megjithatë kineastet gjejnë disa zgjidhje të cilat me pas janë kthyer në ide gjeniale.

Megjithese një film me buxhet të madh, tek “Gladiatori”, vetëm dy rreshtat e parë kanë njerëz të vërtetë. Spektatoret e ulur në “Colosseumin” e Romës janë produkt i efekteve të grafistëve të studios.

Pas dekadash të tëra me figurantë të shtrenjte apo manekina të pafundëm, u gjet dhe zgjidhja ideale dhe pa kosto për një stadium të mbushur plot.

Një nga filmat më të famshëm horror është sigurisht dhe vepra psiko e Alfred Hitchkock.

Skena e famshme e dushit ende vazhdon të rrenqethë edhe sot e kesaj dite. Por, me gjithe emrin e madh të regjisorit, buxheti ishte shumë i kufizuar, aq sa për të rikrijuar zhurmen e tehut të thikes në trup është regjistruar ngulja e thikes në një pjepër. Pa përmendur shurupin e çokollatës si gjak në vasken e tmerrshme.

“King Kong” është një film i 2005-s, por origjinali është xhiruar në vitin e largët 1933. Pavarësisht një megabuxheti, në skenografinë e 2005-s janë përdorur elementet e 1933-shit për të ulur shpenzimet dhe njëkohësisht për t’i dhënë efektin e vërtetësisë skenave të ndryshme.

“Avatar” është një nga filmat më të famshëm dhe me te suksesshem në kinematografine botërore.

Mirëpo James Cameron e pati idenë qe në 1999-n. Fatkeqësisht për të, për të realizuar filmin asokohe do të ishin dashur rreth 600 milionë dollarë dhe nuk kishte shume garanci tek teknologjia. Një dekade më vonë, edhe me 300 milionë dollarë me pak, efekti ishte shumë më i mirë.

Filmi i famshem horror “Halloëeen” u xhirua me një buxhet aq të vogël, sa maska e personazhit kryesor është në fakt një maskë që gjendej me shumice ne tregjet masive dhe pikerisht ajo e kapitenit Kirk, nga saga “Star Trek”. i vetmi efekt që shtuan ishte lyerja me të bardhë e asaj maske.

Megjithëse “Titanic” eshte filmi më i parë në histori dhe pavaresisht buxhetit astronomik, ka pasur dhe ai kufizimet e veta. Skena e famshme e permbytjes se hollit kryesor eshte xhiruar me nje dubel te vetme per shkak se nuk kishin me para per te ribere orendite si karrige apo abazhure qe do te shkaterroheshin.

Filmi i famshem “Rocky” kushtoi vetem 1 milion dollare, por solli fitime rreth 225 milion. Stallone e shkruajti vete edhe skenarin.

“Paranormal Activity” nuk u mbeshtet nga asnje studio dhe kishte vetem 15 mije dollarë buxhet. Filmi i cilesuar si me i miri horror u xhiruar me nje kamera te zakonshme.

Megjithese mund te perdororte nje kamera televizioni regjisori zgjodhi nje kamera te tille me cilesi te ulet qe kane shume familje dhe i dha efektin e famshem realist duke bere qe te perflitej sikur ishin xhirime te verteta. Te ardhurat i kane kaluar 300 milionë dollarët.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi