- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Çudia norvegjeze, në fushë me 12 futbollistë
Wed 31 Oct 2012 - 8:46
Nëse ndeshja shkon 4 me 0, skuadra që po pëson humbjen e thellë mund të fusë në fushë lojtarin e 12-të. Nuk është çudi, por një risi e padëgjuar më parë që po diskutohet në Federatën Norvegjeze të Futbollit. Një ligj i ri i marrë në shqyrtim kohët e fundit dhe që ka lënë pa fjalë të gjithë, mbështetet në dëshirën që shikueshmeria dhe interesi i ndeshjeve te jete gjithmonë i lartë. Lojtari i 12, në rastet kur humbja është e thellë, do të shërbejë për të perforcuar formacionin dhe per te shtuar rivalitetin në fushë.
"Nuk eshte bukur te fitosh 17 me 0 dhe po ashtu nuk eshte bukur te humbesh 17 me 0", komenton idenë e rrallë ish-mbrojtesi i Kombetares norvegjeze, Henning Berg. Por kjo nismë ka hasur edhe kundershtime.
"Mund te jete pozitive te krijosh mundesi ku te luajnë te gjithë, por mund te jete edhe negative te denosh ose te shkaterrosh ne nje fare menyre me te miret", thotë tekniku i Alesund, Kjetil Rekdal.
Federata Norvegjeze është fazën e anketimit të opinionit të gjerë dhe të specialistëve të futbollit. Gjithsesi miratimi i këtij ligji duket ende shume larg, pasi duket se nuk perkrahet nga te gjithe, edhe për faktin se një nderhyrje e tille ne boten e futbollit nuk eshte bere kurre me parë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi