- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Planeti Gliese 581g, cilët jetojnë atje?
Wed 31 Oct 2012 - 8:50
Planeti Gliese 581g, gjendet në një distancë të atillë nga ylli i tij ëmë, saqë temperatura i lejon ekzistencën e ujit në formë të lëngshme, si në sipërfaqe po ashtu dhe nën sipërfaqen e tij!
Planeti Gliese 581g, nuk është i vetmi plantë që është zbuluar dhe mbron ekzistencën e jetës. Shkencëtarët kanë mundur të zbulojnë 422 planetë jashtë sistemit tonë diellorë, që nga viti 1995.
Në të shkuarën pyetja ishte se nëse yjet që shikojmë univers kanë planetë. Por, me zbulimin e planetëve të parë (zakonisht plantë gazrash siç dhe Jupiteri), kaluam në pyetjen nëse ekzistojnë planetë të banueshëm!
Sot, edhe kjo pyetje ju dha përgjigja bindshëm. Shkencëtarët besojnë se shansi i ekzistencës së jetë në planetë të tjerë në univers është 100%.
Detyrimisht atëherë, pyetja tjerë është: Çfarë lloj jete ekziston?
Do mund të ishte shumë e zhvilluar dhe tepër inteligjente?
Duke pasur parasysh progresin e bërë nga njerëzimi në 100 vitet e fundit, ne mund të supozojmë se në 100 vitet e ardhshme ne (njerëzimi) do të jemi në gjendje të mbulojmë distanca të tilla deri në (189.000.000.000 km).
Pse kjo na duket e pamundur, nëse e mbulojnë të tjerë tashmë?
Nëse njëri nga mijëra këto planetë, me aftësi jetese ka një qytetërim me 100-200 vjet më të zhvilluar se ne, atëherë pse refuzohen vizitat e jashtëtokësorëve?!
Komuniteti shkencor, duhet të pranojë se vizitat në planetin tonë prej qytetërimeve jashtëtokësore (në të shkuarën dhe të ardhmen) nuk është diçka e pamundur!
Duhet ta bëjë, që njerëzimi të përgatitet për sfidën më të madh në histori!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi