Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kate Moss: Pozimi gjysmë-nudo më solli depresion Empty Kate Moss: Pozimi gjysmë-nudo më solli depresion

Wed 31 Oct 2012 - 17:20
Kate Moss: Pozimi gjysmë-nudo më solli depresion Moss-adoleshente

Kate Moss ka rrëfyer se vuajti nga depresioni pasi u detyrua të pozonte gjysmë-nudo kur ishte adoleshente, në fillimet e karrierës së saj si modele.

Modelja, e cila rrallë jep intervista, tregoi për presionin e madh të cilit iu nënshtrua në vitet e para në industrinë e modës.

“Më detyruan të pozoja nudo duke më thënë se nëse nuk e bëja, nuk do të më jepnin punë të tjera. U mbylla në tualet duke qarë, më pas dola dhe e bëra setin fotografik. Isha vetëm 16 vjeç”, thekson Moss për ‘Vanity Fair’.
“Pata një krizë nervore kur isha 17 apo 18 vjeç. Në botën e modës askush nuk do t’ia dijë për gjendjen tënde psikologjike. Kam ndenjur në shtrat për javë të tëra kur më ofruan një punë që nuk doja ta bëja, por isha e detyruar”, shton Moss, e cila ka qenë e lidhur për katër vite me aktorin Johnny Depp.

“Ai më erdhi në ndihmë kur kisha më shumë nevojë dhe mbaj mend që pasi u ndamë mu deshën disa vite për ta harruar”, theksoi britanikja 38-vjeçare.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi