Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të martoheni apo jo, ja përgjigjja Empty Të martoheni apo jo, ja përgjigjja

Thu 1 Nov 2012 - 0:31
Të martoheni apo jo, ja përgjigjja Problemet%20e%20cifteve
Mendimi për martesë është një ndër vendimet më të rëndësishme në jetë. Por, si ta dimë nëse e kemi gjetur atë të duhurin apo të duhurën, shkenca e ka përgjigjen.

Edhe pse nuk mund të duket e saktë dhe zgjidhje përfundimtare, shumica nuk e dëgjojnë instinktin, e që në fakt edhe është zgjidhja.

Në studimin e parë shkencor që kishte për qëllim të testojë nëse dyshimet me të vërtetë mund të jenë të sakta, është zbuluar se femrat të cilat kishin dyshime, martesën e kishin kaluar me probleme, gjë që kishte ndikuar në shkurorëzim. Femrat të cilat para martesës kishin dyshime të caktuara, 2,5 herë kishin më shumë gjasa që pas një viti martesë të ndahen, në krahasim me ato femra, të cilat e kishin ndjenjën se janë me mashkullin e duhur.

Femrave zakonisht u thuhet se kjo është normale dhe se kjo do të kalojë dhe se dyshimet vijnë si pasojë e të qenit nervoze. Mirëpo, është me shumë rëndësi që ta dalloni nervozen dhe dyshimet serioze.

“Nuk ekziston asnjë fakt se problemet në martesë kalojnë vetvetiu dhe se me kalimin e kohës do të bëhet më mirë. Me siguri se problemet vetëm sa do të përkeqësohen dhe do të shndërrohen në probleme më serioze”, ka deklaruar autorja e studimit, Justin Langer.

/Shekulli Online/ E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi