Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Burg pa afat vrasësit të çiftit Empty Burg pa afat vrasësit të çiftit

Thu 1 Nov 2012 - 8:45
Burg pa afat vrasësit të çiftit Gjyq

Gjykata e Fierit ka lënë në burg pa afat atë e bir, nga fshati Belishovë e Mallakastrës për vrasjen e dy personave.

Para gjykatës ka dalë babai i vrasësit 19 vjeç e më pas i biri i tij, Xhevit Malkaj, autori i dyshuar për vrasjen dhe djegien e çiftit Myftari, më 26 tetor në fshatin Belishovë të Mallakastrës.

Enver Myftari, 55-vjeç e Azbie Myftari, 52-vjeç, janë vrarë dhe më pas janë djegur, në banesën e tyre në fshatin Belishovë të Mallakastrës.

Autori i ngjarjes u kap nga policia disa ditë më vonë dhe u deklarua se vrasja ka ndodhur për motive të dobta
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Burg pa afat vrasësit të çiftit Empty Re: Burg pa afat vrasësit të çiftit

Thu 1 Nov 2012 - 18:33
Deshmia e vrasesit: “Kur po i spërkasja me raki, ajo u rikthye në jetë.....

“Kur po i spërkasja me raki, Hazbija u rikthye në jetë edhe pse e kisha qëlluar njëherë me çifte. Ajo hapi sytë dhe ngriti pak kokën. Në këtë kohë e godita me qytën e çiftes në qafë dhe në shpatull që të mos bërtiste e më pas mbusha sërish çiften, duke e qëlluar për të dytën herë”.
Kjo ka qenë dëshmia tronditëse e 19 vjeçarit Xhevit Malkaj, i cili vrau dhe dogji çiftin në fshatin Belishovë të Mallakastrës.
“Kur u binda se i kisha vrarë, u vura flakën të dyve”, ka pohuar 19 vjeçari.
Për gazetën “Shqip” është bërë me dije se nisur nga veprimet dhe gjakftohtësia e të riut, mësohet se do të kërkohet kryerja e një ekspertize psikike.
“Besoj se një gjë e tillë do të jetë e nevojshme për për hetimin. Si avokatë jemi pjesë e ingranazheve që kontribuojnë në zbardhjen e plotë të së vërtetës dhe mendoj se kryerja e akt-ekspertimit psikik është i nevojshëm në këtë rast, pasi ngjarja është vërtet makabre”, ka deklaruar avokatja mbrojtëse, Brikena Luto.
Ndërkohë që edhe prova për ngritjen e kasafortës nga autori ka rezultuar e suksesshme, pasi ajo nuk ishte 400 kilogramë siç pretenduan të afërmit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi