- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
10 martesat që ndryshuan historinë
Thu 1 Nov 2012 - 10:38
Sot, në shumë vende, martesa mes racave të ndryshme është diçka e zakonshme dhe asnjëri nuk e paragjykon si diçka të çuditshme. Megjithatë, siç e dimë të gjithë, kjo gjë nuk ekzistonte në të kaluarën. Kjo listë përfshin individë të cilët nuk lejuan që paragjykimet e shoqërisë të influenconin në vendimet e tyre dhe gjithashtu hapi rrugën për çiftet e racave të ndryshme në të ardhmen. Martesa e përzier mund të jetë nga bashkimi mes racave të ndryshme, si për shembull mes një aziatike apo një të njeriu me ngjyrë, apo mes një hispaniku dhe një aziatike. Në këtë listë janë përfshirë martesat e çifteve mes të bardhëve dhe të zinjve.
1. Betty dhe Barney Hill
Betty dhe Barney Hill ishin nga Portsmouth, New Hampshire. Barney ka punuar në një zyrë postare dhe Betty ishte një operatore sociale. Çifti ishin edhe anëtarë të Shoqatës Kombëtare për Përparimin e Popullit me Ngjyrë (National association for the Advancement of Colored People, NAACP). Në natën e 19 shtatorit të vitit 1961, Betty dhe Barney Hill shkuan me pushime në jug të Kanadasë, në New England. Aty ato ishin protagonistë të një ngjarjeje disi të veçantë. Ata deklaruan se kishin qenë në bordin e një anije që mund t’i përkiste trupave jashtëtokësore, UFO. Ai gjithashtu tha, se kishte dëgjuar ata duke folur në një gjuhë që ai nuk e kishte kuptuar. Incidenti i UFO ishte diçka penguese për Barney Hill, pasi ai kishte frikë se publiciteti tabloidit do nxiste betejën e tij për barazi dhe dinjitet. Hills ishin gjithmonë të gatshëm për të diskutuar takimin e tyre me diskun fluturues. Ata bashkëpunonin gjithmonë me studiuesit e UFO-ve. Në librin “Udhëtim i ndërprerë ” në mes të viteve 1960, dhe në filmin e quajtur “Incident UFO”, realizuar nga James Earl Jones dhe Estelle Parsons, çifti Hill janë protagonistë kryesorë.
2. Richard Loving dhe Mildred Jeter
Martesa e këtij çifti përmbysi ligjet në Shtetet e Bashkuara që ndalonin martesat e përziera. Richard dhe Mildred ishin nga Virxhinia dhe u takuan kur ai ishte 17 vjeç dhe ajo11. Duke u rritur, miqësia e tyre u kurorëzua me martesë. Pesë javë pas dasmës së tyre, ata u arrestuan nga policia për shkak të lidhje së tyre të përzier dhe u dënuan të jetojnë larg familjeve të tyre. Pas shumë pengesave gjatë një periudhë nëntëvjeçare, rasti i tyre u dëgjua përpara Gjykatës së Lartë të SHBA. Në vitin 1967, Gjykata e Lartë vendosi verdiktin në favor të tyre. Richard më vonë tha se “për herë të parë, unë mund të kem në krahun tim Mildred dhe publikisht si gruan time”. Në vitin 1975, Richard vdiq në një aksident me makinë në moshën 41-vjeçare.
3. Sir Seretse Khama dhe Ruth Williams
Seretse Khama ka lindur në 1921, dhe ishte djali i liderit të fiseve Bangwato dhe sundimtar i Bechuanaland (një protektorat nga Britania e Madhe), i njohur më vonë si Botsvana. Mbas vdekjes së të atit, xhaxhai i tij e dërgoi në Londër për studime, ku takoi dhe gruan e tij të ardhshme, Ruth Williams. Martesa e tyre pati shumë paragjykime racore dhe mbas shumë vitesh ata lejohen të kthehen në Bechuanaland, ku u bë dhe Kryeministër i këtij vendi. Në 1966, Botsvana fitoi pavarësinë e saj dhe Seretse Khama u bë Presidenti i parë i vendit. Ruth (Zonja Khama) bëri nja politikë aktive gjatë mandatit të bashkëshortit të saj, si President, nga 1966 deri në vdekjen e tij në 1980. Në 1966, Mbretëresha Elizabeth emëroi Khama, Kalorës i Urdhrit më të shkëlqyer të Mbretërisë Britanike.
4. Pearl Baiey dhe Loui Bellson
Pearl Bailey Mae ishte një aktore dhe një këngëtare e famshme. Ndërsa Louie Bellson ishte një baterist dhe kompozitor i muzikës xhaz. Bellson ishte muzikant i parë i bandës së kompozitorit të muzikës xhaz. Duke Ellington, një muzikant i kësaj bande i prezanton Bellson, gruan e tij të ardhshme Pearl. Vetëm pas katër ditësh njohjeje, ata u martuan në Londër, në vitin 1952. Për Bellson ishte martesa e tretë, kurse për Pearl ishte e para. Martesa e përzier midis racës së bardhë dhe të zezë ishte diçka e pazakontë në atë kohë. Madje, ishte habi kur Bellson mori pjesë në bandën e xhazit, ku ishin vetëm individë me ngjyrë të zezë. Gjatë turneve të tij, Bellson prezantonte gruan e tij me origjinë nga Haiti. Martesa e tyre zgjati plot 38 vjet deri kur Bailey vdiq në 1990 në moshën 72-vjeçare, ndërsa Bellson vdiq 84 vjeç, në vitin 2009. Çifti ka dy fëmijë të adoptuar, një vajzë dhe një djalë.
5. Frederic Douglass dhe Helen Pitts
Frederick Douglass ishte shkrimtar amerikan dhe burrë shteti. Ai ishte djali i një skllaveje në fillim të viteve 1800, dhe pronarit të saj të bardhë. Pas ai u arratis nga skllavëria në 1838, ai u martua me afro-amerikanen Anna Murray dhe kishte 5 fëmijë. Më pas Anna vdiq në 1882, dhe ai u takua me Helen Pitts, një senatore. Kundrejt dëshirës së fëmijëve të Douglass, ata u martuan. Martesa e tyre ishte një afirmim të besimit të tyre në unitetin amerikan. Douglass komentonte që “gruaja e parë ishte me ngjyrën e nënës time, ndërsa e dyta me ngjyrën e babait tim. Ndërsa Helen Pitts thoshte: “Dashuria erdhi tek unë, dhe unë nuk kisha frikë të martohesha me njeriun që kam dashur, për shkak të ngjyrës së tij. Ata ishin të martuar për 15 vjet deri në vdekjen e tij për shkak të një ataku në zemër në vitin 1895. Douglass ishte edhe avokat i të drejtave të barabarta për gratë.
6. Joseph Philippe Laroche dhe Juliette Lafargue
Laroche ka lindur në Cap Haitien, Haiti, në 1886. Kur ishte vetëm 15 vjeç, ai udhëtoi për Beauvais, Francë, për të studiuar inxhinieri, ku Jozefi u takua me gruan e tij të ardhshme, Juliette Lafargue. Kishin dy vajza, ku vajza e dytë Louise kishte lindur para kohe në 1910, dhe kishte probleme mjekësore. Për shkak të diskriminimit racor, Joseph nuk mund të punonte në një punë të mirë që të paguante faturat mjekësore. Megjithatë, në mars të 1912, Juliette zbuloi se ajo ishte shtatzënë, kështu që familja vendosi të niset për në Haiti. Ata udhëtuan me anijen e famshme “Titaniku”, ku edhe në bord patën paragjykime racizmi. Por “Titanik” u përplas në një ajsberg. Historianët e përshkruajnë se Laroche ishte i qetë dhe hero. Ai arriti të shpëtonte gruan shtatzënë dhe dy vajzat e tij. Ai vdiq i fundosur në thellësi të detit dhe trupi i tij nuk u gjet kurrë.
7. Jack Johnson dhe Wives
Jack Johnson ishte një boksier amerikan dhe i pari afrikano-amerikan që fitoi titullin si kampion botëror i boksit, titull që e mbajti nga 1908 deri 1915. Ai gjithashtu ka bërë një jetë interesante. Jack Johnson ishte martuar tre herë. Të gjitha gratë e tij ishin të ngjyrës së bardhë, të cilat shkaktuan polemika të konsiderueshme në atë kohë. Në janar 1911, Johnson u nda nga Etta Terry Duryea dhe u martua me Brooklyn, ku u njoh në një garë makinash. Historia e tyre romantike ishte shumë e trazuar. Burimet të ndryshme tregojnë se Johnson shpesh abuzonte mbi të dhe shpeshherë ishte jo besnik në lidhjen e tyre martesore. Në 1912, pas vetëm 8 muaj martesë, ai u martua me Lucille Cameron, e cila ishte një prostitutë 18-vjeçare. Më vonë, ai u akuzua për veprime të pamoralshme dhe për shtatë vite radhazi, çifti jetoi në Europë, Amerikën e Jugut dhe Meksikë. Johnson më në fund u dorëzua autoriteteve të SHBA-së në 1920, dhe përfundoi duke shërbyer tetë muaj në një burg federal. Katër vjet më vonë, Lucille kërkoi divorcin. Në 1925, Johnson u martua me Irene Pineau, ku qëndruan së bashku deri në vitin 1946, kur ai humbi jetën në një aksident me makinën e tij.
8. George Schuyer dhe Josephine Codgell
George S. Schuyler ishte gazetar, shkrimtar satirik, autor dhe redaktor. Josephine Cogdell ishte aktore, modele dhe balerinë dhe vinte nga një familje e pasur. Ajo ishte e intriguar nga ide të reja të politikës radikale dhe filloi të shkruante letra me Schuyler, i cili ishte një gazetar i shkëlqyer dhe më i diskutueshëm në atë kohë. Kur ajo shkoi në Nju Jork për t’u takuar, ranë në dashuri ku më vonë shkruajnë se kjo ishte dashuri në shikim të parë. Kur ata ishin martuar, ajo e shpalli veten “me ngjyrë.” Çifti besonin se martesa e përzier mund të “forconte” dhe të ndihmonte në zgjidhjen e shumë problemeve sociale të Shteteve të Bashkuara . George dhe Josephine kishin një vajzë të quajtur Philippa që më vonë do të bëhej një pianiste e madhe. Ai filloi duke kontribuar në gazetën “American Opinion”, “Opinioni Amerikan”, i Shoqërisë John Birch, në 1947, botoi Communist Conspiracy kundër Negroes (të zinjve). Schuyler vazhdoi karrierën e tij si gazetar deri në vitin 1966, kur ai botoi autobiografinë e tij, “Black and Conservative”. Çifti i martuar mbeti deri në vdekjen e George, në vitin 1977.
9. Sammy Davis Jr dhe May Britt
Kur Sammy Davis Jr u martua me aktoren suedeze Maj Britt në 1960, martesa midis racave të ndryshme ishte e ndaluar me ligj në 31 shtete të SHBA-së. Dy vite më parë, Konventa Demokratike emëron John Kennedyn kandidat për president që është i njohur si një luftëtar i të Drejtave Civile. Në një titull të gazetës amerikane “New York Time” lexohet se i ati i John Kennedy, Joseph Kennedy, ishte i shqetësuar se martesa e Davis me një grua të bardhë në prag të zgjedhjeve mund të ishte një pengesë suksesi, kështu që martesa e Davis me Walmisley u shty pas zgjedhjeve. Në prezantimet e famshëm të Hollivudit, Davis vinte gjithmonë i “fishkëllyer”, pasi ai kishte përkrah një grua të bardhë. Ata u divorcua në vitin 1968, ku Davis pranoi të kishte pasur një histori me këngëtaren Lola Falan. Davis dhe Britt kishin një vajzë të tyre dhe dy djem të adoptuar.
10. Samuel Coleridge – Taylor dhe Jessy Walmisley
Samuel Coleridge ishte një nga kompozitorët më me zë në Britaninë e Madhe. E ëma e tij ishte me ngjyrë të bardhë, ndërsa i ati i zi, që ishte rritur në një periferi të varfër të Londrës. Vetëm në moshën 23-vjeçare, ai realizoi operën “Hiawatha wedding”, që është konsideruar një nga arritjet më të mira në historinë muzikore angleze. Ai u martua me pianisten Jessy Walmisley në vitin 1899. Martesa e tyre u kundërshtua nga familja e Jessy-t për shkak të ngjyrës së zezë të bashkëshortit. Samule Coleridge vdiq në shtator të viti 1912 nga pneumoni të komplikuar për shkak të mbilodhjes në punë si kompozitor.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi