Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shamia e vetizolimit Empty Shamia e vetizolimit

Thu 1 Nov 2012 - 17:05
Message reputation : 100% (1 vote)
Arabofilët në trojet tona, klerikë ose jo, pohojnë se shamia është pjesë e identitetit të tyre dhe detyrim moral apo ligjor i fesë së tyre, prandaj duhet mbajtur edhe në shkollat publike. Tani, bëjmë një krahasim: Ka tek tuk ndonjë shkollë publike në Shqipëri e cila nuk ka të ekspozuar flamurin kombëtar apo në zyrën e drejtorit mungon fotografia e Presidentit të Republikës - këto përbëjnë shkelje ligjore dhe shkelje të traditës, këtë mund ta thotë kushdo, por askush nuk mund të pohojë apriori se institucioni në fjalë ka humbur identitetin e tij kombëtar.

Pra pjesët pohuese të identitetit nuk cenojnë ekzistencën e identitetit në vetvete. Në thelb, po njësoj dhe një vajzë që nuk mban shaminë 5 apo 6 orë në ditë për 5 ditë në javë nuk ka si të humbasë myslimanizmin e saj. Por mjekroshët bërtasin të kundërtën. Kjo ndodh për dy arsye:

1) Pjesa pohuese, estetike, e jashtme e identitetit për shumë nga grigja e tyre është vetë identiteti, meqënëse ky identitet nuk është intim, i lindur apo i përvetësuar në mënyrë të vullnetshme, por është i imponuar (shpesh me dhunë fizike apo psikologjike) dhe ka vlerë më tepër të jashtme e konfrontuese për t'u vetafirmuar.

Klerikët arabofilë e dinë që nëse fëmija shkëputet qoftë dhe 5-6 orë në ditë për 5 ditë në javë (maksimumi 30 orë në 168 të tilla që ka java) ai mund të shkëputet për gjithmonë nga zgjedha e tyre, prandaj imponimi, dhuna psikologjike duhet të jetë e vazhdueshme (nuk duhet lejuar fëmija të nuhasë lirinë, qoftë dhe për një çast).

Kjo është arsyeja pse myslimanët kanë ngritur një sistem arsimor paralel me atë publik.

2) Nga ana tjetër mbajta e shamisë iu shërben klerikëve abrahamikë dhe për arsye politike, më saktë të propagandës politike. Pjesa e propagandës politike ka dy momente: 1) në klasat e ulëta (8-vjeçare) iu drejtohet fëmijëve të tjerë (pra jomyslimanëve) dhe 2) në klasat e larta (gjimnaze) vetë fëmijës që mban shami.

Në 8-vjeçare të gjithë e dimë me sa lehtësi fëmijët influencojnë njëri-tjetrin, më shumë akoma nëse në klasë ka një fëmijë ngelës apo thjesht një vit më i madh se nxënësit e tjerë. Pra fëmija mysliman bëhet mjet propagande për të përhapur ide të cilat atij vetë i janë imponuar me forcë.

Në gjimnaz propaganda i drejtohet vetë fëmijës e cila e vesh shaminë. Në gjimnaz fëmijët kryejnë aktivitete nga të cilat vajza myslimane është e përjashtuar nga shoqëria e gjerë për shkak të imponimit të klerikëve. Adoleshentët në atë moshë, vajza e djem kalojnë pjesën më të madhe të ditës bashkë, zhvillojnë sporte me ekipe të përziera, ekskursione edhe disaditore në qytete të tjera apo qoftë dhe një "vrap" për tu larë në lumë, det apo liqen. Në këtë moshë lindin dhe dashuritë e para, pëlqimet, thashethemet etj.

Nga të gjitha këto bukuri të moshës fëmija që vuan imponimin mysliman është e kleripërjashtuar (se për pak desh thash e vetëpërjashtuar). Kjo gjë sjell margjinalizimin e fëmijës, mbylljen në vetvete dhe shtyrjen në krahët e klerit: "E pat thënë hoxha: 'Bota ështe e degjeneruar dhe e pistë e ty nuk të duan se je e mirë dhe e pastër eja bashkohu me vëllezërit dhe motrat e tua të mirë e të pastër. Ata nuk të meritojnë por do vi një ditë që ata do nështrohen, do pendohen'." - e pallavra të tjera si këto.

Margjinalizimi sjell urrejtje dhe kohezion mes urrejtësve. Margjinalizimi i individit është mënyra si të gjitha fetë monoteiste janë krijuar dhe përhapur. Dhe kështu konstatohet pikërisht se forca e feve nuk buron nga dashuria, por nga urrejtja.ateistet.org
Abdulgafuri
Abdulgafuri
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
 <b>Mosha</b> Mosha : 45
<b>Postime</b> Postime : 1419
<b>Hobi</b> Hobi : futbolli
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : kastriot
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 10/05/2012

Shamia e vetizolimit Empty Re: Shamia e vetizolimit

Sat 3 Nov 2012 - 8:13
o ju ateiste nese zhveshja qenka kulture per ju atehere kafshet qenkan te parat ne kulture.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Shamia e vetizolimit Empty Re: Shamia e vetizolimit

Sat 3 Nov 2012 - 9:47
Shamia edhe tek na si Shqiptare ka qen pjes e identiteti. po edhe tek te gjitha fet monoteiste, dhe ajo ka qen bukuri ,nder, moral, e joa ashtu sic pretendojn ateistet , grekofilet, apo serbofilet qe tjua mveshin gjoja se islami kete ep[aska detyrim heheh

-Ky shkrim vetem se tregon urejtjen e personit qe ka ndaj Shqiptarve musliman , duke i ofenduar dhe duke i etiketuar si Arabofil dhe te prapambetur.... bukur eka shenuar
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Shamia e vetizolimit Empty Re: Shamia e vetizolimit

Sat 3 Nov 2012 - 10:42
myslimane te verteta jane ato femra qe i binden urdherave te zotit
e ku ta di une qe ajo femer mban perce ndersa poshte vishet me breke seksi
apo qe mbulohet koke e kembe me perce nuk e njeh njeri dhe ecen rruges serbes shkon takon dashnorin mbaron qejfet me te dhe kur shkon ne shtepi rri rehat se nuk e ka njohur njeri se kush ishte dhe se u shkoj
kjo eshte ndershmeria te veshja ekstreme?
pffffffffffffffffffffffff
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

Shamia e vetizolimit Empty Re: Shamia e vetizolimit

Sat 3 Nov 2012 - 11:36
Arjana kjo eshte tem propaganduse,nese mundeni me bo dallimin.
Kur hapim ne tema keshilluse ju thuni jan propaganduse,ndersa ti e ben ket gje,dhe jo vetem me ket tem por edhe ne shum tjera.
Nuk pe kuptoj juve ATEISTEVE,KRUSHTERVE,BUDISVE KURGJOHIQVE,nuk pe kuptoj qka keni ju me shamin e Muslimanve,qka ju pengon juve.
Me mir eshte me mbajt shamin,sesa me i bo varr femijet.
Mos e teproni me gjera koti,dhe mos ju qasni asaj qe nuk keni dituri
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Shamia e vetizolimit Empty Re: Shamia e vetizolimit

Sat 3 Nov 2012 - 15:06
Dasa shkruajti:Arjana kjo eshte tem propaganduse,nese mundeni me bo dallimin.
Kur hapim ne tema keshilluse ju thuni jan propaganduse,ndersa ti e ben ket gje,dhe jo vetem me ket tem por edhe ne shum tjera.
Nuk pe kuptoj juve ATEISTEVE,KRUSHTERVE,BUDISVE KURGJOHIQVE,nuk pe kuptoj qka keni ju me shamin e Muslimanve,qka ju pengon juve.
Me mir eshte me mbajt shamin,sesa me i bo varr femijet.
Mos e teproni me gjera koti,dhe mos ju qasni asaj qe nuk keni dituri
Nuk e besoj qe ket shkrim ta kishte ber Ariana por vetem se eka mar nga forumi i ateistve, jo per te na provokuar , por vetem per te na treguar se ja se cfar flitet ne per forume te ateistevi fatkeqsisht..
ne mburemi nga se njerzit dallohen nga krijesat tjera me shum gjera , ndjenja, intelekt, po edhe me te veshur.....
Sponsored content

Shamia e vetizolimit Empty Re: Shamia e vetizolimit

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi