Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Peeling, lëkurë e re pas rrezitjes Empty Peeling, lëkurë e re pas rrezitjes

Tue 9 Nov 2010 - 16:42
Lëkura posaçërisht është trashur në qoftë se me kohë nuk jeni përgatitur për t’u rrezitur dhe në qoftë se gjatë rrezitjes për çdo ditë nuk e keni kuruar me kujdes.
Mirëpo, mos harroni, trashja e lëkurës, e cila është rezultat i rrezitjes pikërisht është edhe mbrojtje e mirë e saj. Mirëpo, lëkura e trashë, pos që nuk është e bukur, ajo praqet edhe pengesë për procesin natyror të ripërtëritjes së qelizave.
Prandaj, qërimi e shtresave të epërme të lëkurës pas rrezitjes është e domosdoshme, në mënyrë që të bëhet i mundshëm procesi i ripërtëritjes së qelizave dhe që lëkurës t’i kthehet elasticiteti.
Cikli jetësor i lëkurës
Për t’u ripërtëritur qelizat, lëkurës i nevojiten 20 deri në 25 ditë. Mirëpo, qelizat që përfundojnë ciklin e vet jetësor, në vend që të bien nga lëkura, jo rrallë mbeten në të. Ato qeliza të vdekura në lëkurë formojnë shtresa të cilat pengojnë qelizat e reja që të dalin në sipërfaqe, andaj lëkura e humb shkëlqimin dhe elasticitetin.
Të qëruarit kimik apo mekanik?
Ekzistojnë preparate të shumta për eksfolacion, mirëpo ato kryesisht mund t’i ndajmë në tri lloje: ato me thartira alfahidrokside apo me thartira perimesh, ato të cilat veprojnë me ndihmën e enzimave apo me ndihmën e albuminave të posaçme, të cilat i zbusin dhe i shkrijnë qelizat nga sipërfaqja e lëkurës me anë të fërkimit.
Këto të fundit janë më të thjeshtat për përdorim. Ato janë në formë gelësh apo kremrash në të cilat gjenden grimca të imta abrazive, e që fërkohen në lëkurë të njomë para se të bëni dush.
Janë shumë të njohura eksfoliantët. Ato thartira me prejardhje organike në kontakt me lëkurën kapën për qelizat e vjetra duke ndërprerë reaksionin kimik, i cili akoma i mban në lëkurë. Për lëkurën më të ndjeshme për të cilën AHA pelingu me pH midis 4 e 7 është shumë agresiv, mund të shfrytëzohen prodhimet më të reja, GHA (thartira gliko-hidruese), e cila ka shkallë të mesatare të thartirës, andaj shkaktojnë reaksion të butë.
Hap pas hapi deri te lëkura e butë
Para se të përdorni mjetet për peeling, tërë lëkurën duhet pastruar. Pa qeliza yndyrore dhe grimca të ndryshme papastërtie, peelingu do të veprojë më shpejt drejtpërdrejt në qelizat e vdekura, të cilat janë shtresuar në lëkurë.
Në qoftë eksofilacionin e bëni me prodhimet me AHA apo me enzime, atëherë ato duhet lënë që të veprojnë aq gjatë sa është e përshkruar në udhëzimin e prodhimit (preparatit), ndërkaq kremrat me mikrogranule (për peeling mekanik) qiten me lëvizje rrethore por pa fërkime të tepruara.
Pas qërimit – njomja!
Lëkurën pas qërimit duhet qetësuar. Në qoftë se shfrytëzoni prodhime për peeling kimik, është i nevojshëm një operacion i rëndomtë i neutralizimit. Me fjalë të tjera, materiet të cilat i përmban eksfolianti është thartinë dhe duhet zëvendësuar me komponente të thartirës së përshtatshme në mënyrë që të bëhet i mundshëm kthimi i balancimit të thartësisë në lëkurë. Tretjet alkale me pH 8-9 (p.sh. uji dhe soda e bikarbonit) do t’ia kthejnë lëkurës balancimin pH. Ne qoftë se megjithatë keni shfrytëzuar peeling mekanik, mjafton vetëm ta lani lëkurën.
Pasaçërimit, tretmanin duhet përfunduar me qitjen e kremit hidrant i cili do t’ia kthejë lëkurës aftësinë mbrojtëse.
Tri funksione të qërimit
Nxit përtëritjen e lëkurës. Lëkurës së trashur nga dielli duhet ndihmuar që të lirohet nga shtresa e hollë e qelizave të keratinizuara, të cilat janë shtresuar njëra mbi tjetrën. Shtresa e lëkurës është e përbërë nga disa shtresa (deri në dhjetë shtresa në pikat kritike), të cilët pengojnë depërtimin e qelizave të reja në sipërfaqe. Është konstatuar se eksfoliacioni shpejton përtëritjen e qelizave për 20-25 për qind.
I zbut rrudhat. Eksfoliacioni i ndihmon lëkurës që të përtërihet, duke i zbutur ato. Me anë të qërimit zvogëlohet edhe trashësia e lëkurës, e cila është pasojë e veprimit të faktorëve të jashtëm, ndërkaq lëkura bëhet e lëmuar dhe e tendosur. Pos që zvogëlon rrudhat, qërimi i lëkurës është i rëndësishëm edhe për preventimin e saj: gjatë viteve qelizat shumëzohen më ngadalë, ndërkaq me peeling nxisim përtëritjen e tyre.
Përgatitja e lëkurës për tretman. Lëkura e trashë krijon një farë pengese për depërtimin e përbërësve aktivë nga prodhimet hidruese dhe ushqimore, të cilat i qesim në lëkurë. Duke u zvogëluar trashësia e saj, peelingu dihmon thithjen e lehtë të materieve aktive nga mjetet për kurim të lëkurës. Andaj, duhet shfrytëzuar momentin drejtpërdrejt pas peelingut dhe menjëherë të përdoren kremrat hidruese dhe të ushqyeshme, sipas kërkesave specifike të lëkurës.
Pas qërimit lëkurën duhet lyer mjaft me kremra të njomura
Mbështetja themelore e shëndetit dhe e bukurisë së lëkurës janë vitaminat, funksione natyrore biologjike, të cilat ndihmojnë procesin e përtëritjes në organizëm, pra edhe në lëkurë. Andaj, gjatë të ushqyerit nuk bën të mungojnë vitaminat.
Më të rëndësishmet janë vitamina A (nxit ndarjen e qelizave, vitamina C (ndihmon krijimin e kolagjenëve), vitamina E (kundër radikaleve të lira) dhe vitamina H (nxit prodhimin e keratinës, materie nga e cila përbëhet lëkura). /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi