Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

George Clooney, kushëri me Arbraham Lincoln  Empty George Clooney, kushëri me Arbraham Lincoln

Fri 2 Nov 2012 - 18:25
George Clooney, kushëri me Arbraham Lincoln  Clooney-lincoln
George Clooney, kushëri me Arbraham Lincoln  Lincoln
George Clooney, kushëri me Arbraham Lincoln  Clooney

George Clooney është një kushëri i largët i Abraham Lincoln, presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara, i vrarë në Uashington në vitin 1865.

Zbulimi është bërë nga faqja e internetit Ancestry.com dhe nëse rezulton i vërtetë, atëherë i bie që angazhimi në politikë i familjes Clooney t’i ketë rrënjët e largëta.

Sipas faqes së internetit, e ëma e Lincoln, Nancy Hanks, ishte gjysmëmotra e stër-stër-stër-stërgjyshes së Clooney, gjë që e bën aktorin një kushëri të presidentit.
Por ajo që i ndan është pjesa politike. Lincoln, që hyri në histori pasi shkatërroi skllavërinë, ishte një republikan, ndërsa përsa i përket Clooney, pasioni i tij pro-demokrat është i mirënjohur.
Madje, këtë vit aktori ka qenë shumë aktiv duke lobuar për rizgjedhjen e presidentit të parë me ngjyrë, Barack Obama në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Ish-presidenti nuk është i vetmi kushëri i famshëm i yllit të Hollivudit, pasi George është nipi i Rosemary Clooney, aktore dhe këngëtare e viteve ’50 dhe ’60, që vdiq në vitin 2002.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi