Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
i panjohur
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19172
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne krahet e saj
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/02/2012

Nje nga Arrat me te dobishme ne bote Empty Nje nga Arrat me te dobishme ne bote

Fri 2 Nov 2012 - 22:20
Message reputation : 100% (1 vote)
Nje nga Arrat me te dobishme ne bote 550172_84433696

Eshte nje ''arre'' e pazakonte,e cila ka shetitur ne te gjithe boten.Ajo siguron si ushqim,ashtu edhe pije.Silueta e vecante e pemes qe prodhin kete arre eshte shenja dalluese e ishujve tropikale.Per c''lloj arre po flasim?Per arren e kokosit,nje nga arrat me te dobishme te tokes.(Edhe pse ne disa vende arra e kokosit nuk konsiderohet nje arre,burime te ndryshme i referohen fares se frutit si arre.)
Per njerezit qe nuk jetojne ne tropik,palma e arres se kokosit mund te jete vetem nje simbol i pushimeve ne vendet tropikale.Por per ata qe jetojne ne tropik,pema eshte shume me e cmuar.Indonezianet pohojne se fruti i saj ka ''aq shume perdorime,sa dite ka viti''.Ne Filipine thuhet.''Ai qe mbjell nje arre kokosi,mbjell ene,veshje,ushqim,pije nje banese per vete dhe nje trashegimi per femijet.''
Kjo thenie nuk eshte e tepruar.Sipas librit Coconut-Tree of Life-palma e arres se kokosit ''siguron jo vetem ushqim,uje dhe vaj per gatim,por edhe gjethe per te bere cati,fije per litare e rrogze,guaska qe mund te perdoren si ene kuzhine e zbukurime dhe leng te embel qe nxirret nga tufat e luleve dhe me te cilat prodhohet sheqer dhe alkol.''Libri shton.''Edhe druri,ne qofte se prihet ne menyren e duhur,mund te perdoret.''Ne te vertete,banoret e ishujve Maldive,ne Oqeanin Indian,ndertuan varka duke perdorur prodhimet e pemes se arres se kokosit dhe thuhet qe lundruan me to deri ne Arabi e ne Filipine.Por arra e kokosit ka treguar se lundron shume me larg se kultivuesit e saj.

Fare lundruese

Nje nga Arrat me te dobishme ne bote Rc_coconuts

Arra e kokosit rritet mire pergjat shumices se brigjeve tropikale per sa kohe bie mjaftueshem shi.Megjithese vendasit mund ta mbjellin palmen e gjithanshme te arres se kokosit,ajo e ka gjetur vete rrugen per te shkuar ne disa nga vendet me te izoluara te planetit.Farerat perhapen ne shume menyra,por arra e kokosit shfrytezon ujerat e oqeanit.Pikerisht kjo gje e ben ate nje udhetare te sukseshme ne boten mbare.
Kur piqet,arra e kokosit bie ne toke.Ne disa raste,arra e pjekur rrokulliset tatepjet bregut e bie ne uje.Pastaj batica mund ta marre me vete ne det.Meqenese levozhga me fije mban shume ajer brenda,arra e kokosit noton lehte mbi uje.Ne rast se arra e kokosit do te ndodhej ne ndonje ishull koralor te Paqesorit,mund te shkonte vetem deri ne anen tjeter te lagunes.Por,nese arrin ne det te hapur,arra e kokosit mund te udhetoje ne largesi te medha.
Uji i kripur,i cili shkaterron shumicen e farerave te tjera,do shume kohe qe te depertoje ne levoren e forte te arres s kokosit.Arrat e kokosit mund te rezistojne me lehtesi tre muaj ne det,disa here duke pershkruar mijera kilometra,dhe prapeseprape mbijne me sukses nese mberrijne ne ndonje breg qe eshte me i pershtatshem per to.Ndoshta kjo eshte menyre nepermjet se ciles arra e koosit eshte perhapur ne shume brigje tropikale.

Shija e tropikut

Nje nga Arrat me te dobishme ne bote 5f406bf72f7232a5_coconut.xlarge

Jashte tropikut,njerezit mund ta mendojne arren e kokosit si nje aromatizues per embelsira ose per biskotat.Megjithate,ne qofte se shkoni ne Azine Juglindore,do te zbuloni se arra e kokosit eshte shume e dobishme.Sipas librit Pacific and Southeast Asian Cooking,''arra e kokosit eshte nje nga perberesit kryesor te gatimit,ne te gjitha vendet,rajonet dhe ishujt qe ndodhen qe nga Havai deri ne Bangkok''.Libri gjithashtu pohon se per banoret e ketyre vendeve,''arra e kokosit eshte nje gje e domosdoshme,me ane te se ciles ushqehen...ne shume menyra dhe me ane te nje shumellojshmerie pothuajse te pafundme gatimesh e shijesh.''
Arsyeja se perse arra e kokosit ze nje vend te nderuar ne kuzhinen tropikale eshte e thjeshte,ajo siguron uje,qumesht dhe vaj per gatim.Lengu i tejdukshem dhe i embel qe ndodhet ne arren e papjekur jeshile njihet si uji ose lengu i arres se kokosit.Ky leng eshte nje pije freskuese e shijshme,i cili ne tropik shpesh shitet ne dyqanet qe ndodhen buze rruges.Nga ana tjeter,qumeshti i arres se kokosit pergatitet duke e perziere me uje tulin e grire te arres se kokosit e pastaj shtrydhet per ti nxjerre lengun.Qumeshti i arres se kokosit i jep shije dhe i pasuron supat,salcat dhe brumerat.
Nje nga Arrat me te dobishme ne bote 5f406bf72f7232a5_coconut.xlargeNje nga Arrat me te dobishme ne bote Coconut_889440f
Per te nxjere vajin per gatim nga arra e kokosit,fshatari e can arren e pjekur,e hap dhe e than ne diell.Pasi thahet,tuli i arres se kokosit ndahet nga guaska dhe pastaj mund te nxirret vaji.Ne tropik,vaji i arres se kokosit eshte vaji kryesor per gatim,ndersa ne vendet perendimore perdoret shpesh ne margarine,akullore dhe embelsira.
Nje nga Arrat me te dobishme ne bote Coconut
Te vjelesh arra kokosi,nuk eshte pune e lehte.Shpesh,vjelesi ngjitet ne maje te pemes dhe i pret.Vjeles te tjere perdorin nje shkop te gjate ku lidhin nje thike.Ne Indonezi jane stervitur majmune per te bere kete pune.Metoda me e thjeshte,e preferuar nga ata qe duan te jene te sigurt se do te mbledhin kokrra te pjekura,eshte te presesh derisa arra e kokosit te bjere vete ne toke.
Sido qe te mblidhet,perdorimet e shumta te arres se kokosit e bejne ate nje prodhim te mire per tu hitur ne treg,si dhe nje burim teper i cmuar ushqimi per shume njerez.Keshtu,heren tjeter qe shihni nje palme arre kokosi,qofte ne fotografi,qofte me syte tuaj,kujtoni qe eshte shume me teper sesa nje peme zbukuruese,e cila stolis plazhet tropikale.Po shihni pemen qe prodhon nje nga ''arrat'' me te dobishme ne toke.
Plantacion me arre kokosi ne Filipine
Nje nga Arrat me te dobishme ne bote Coconut-plantation-for-bio-diesel_9

Kuriozitete per arren e kokosit

Gaforrja e arres se kokosit
Nje nga Arrat me te dobishme ne bote Coconut_Crab_1

Nuk jane vetem njerezit ata qe kenaqen me prodhimet e arres se kokosit.Gaforrja e arres se kokosit jeton ne nje grope ne toke gjate dites,por kenaqet me arra kokosi gjat nates.Edhe pse njerezve u duhet nje hanxhar per te care arren e kokosit,kjo gaforre e shkathet ben nje pune te madhe per ta care,duke e goditur pas nje shkembi deri sa ajo te ndahet.Kjo menyrre te ushqyeri me arra kokosi duket se i ploteson nevojat e kesaj krijese,e cila mund te jetoje me shume se 30 vjet.

Arra e kokosit ne kozmetike

Meqenese vaji i arres se kokosit eshte shume i mire per lekuren,prodhuesit e perdorin ate ne te kuq buzesh dhe ne solucionet kundra diellit.Nese perdorni nje sapun te dekompozueshem ose nje shampo qe ben shume shkume,ka shume te ngjare qe vaji i arres se kokosit te jete nje nga perberesit kryesore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi