Mourinho, më i miri në historinë e Realit?
Sat 3 Nov 2012 - 17:06
Trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho, do të përpiqet të arrijë ditën e sotme suksesin e 100 në të gjitha kompeticionet zyrtare në drejtimin e klubit madrilen, një fitore që do ta përfshinte në elitën e pesë trajnerëve me te mire ne historine e klubit.
Deri më sot, portugezi ka zhvilluar 132 ndeshje zyrtare në krye të Realit, duke regjistruar 99 fitore (75% e ndeshjeve), 18 barazime (13%) dhe 15 humbje (11%).
Në rast fitore në sfidën e mbrëmjes me Zaragosën, Mourinho do të arrijë një shifër fitoresh që e kanë kaluar vetëm katër trajnerë në historinë e klubit, Miguel Munoz, Leo Beenhakker, Luis Molowny dhe Vicente del Bosque.
Megjithatë, përsa i përket rendimentit, Mourinho mposht dukshëm të gjithë kundërshtarët e tij, pasi edhe në rast se nuk do të arrijë të fitojë ndeshjen e sotme, portugezi mund të gabojë në shtatë ndeshjet e ardhshme radhazi dhe përsëri të jetë më i miri.
Miguel Munoz, i pari deri më sot, ka arritur “shekullin” e fitoreve të tij në 140 ndeshjes, ndërsa Beenhakker në 160 të tilla, ndjekur nga Molowny me 170 ndeshje dhe Del Bosque, i fundit që mbushi 100 fitore, në 186 takime në total.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi