Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Barcelona, 1 pikë larg Realit! Empty Barcelona, 1 pikë larg Realit!

Wed 11 Apr 2012 - 1:34
Barcelona ka bërë detyrën duke fituar sfidën e saj përballë Getafes, për të çuar në vetëm 1 pikë diferencën nga Real Madrid që luan derbin me Atletikon të mërkurën në darkë.Katalanasit kanë triumfuar lehtësisht 4-0 në ndeshjen e luajtur në “Kamp Nou”, falë formës së mirë që po kalon reparti i saj i avancuar, me treshen Sançez-Mesi-Pedro që ka dhuruar spektakël që nga minutat e para. Të tre këta lojtarë kanë gjetur rrugën e rrjetës me kilianin Sançez që ka shënuar dy gola në këtë sfidë të rëndësishme. Për t’u shënuar është fakti që Barcelona e ka mbyllur këtë ndeshje duke patur në fushë 10 lojtarë të ardhur nga akademia e saj.
Në takimet e tjera, Osasuna ka marrë një fitore shumë të rëndësishme që e afron me grupin e skuadrave që pretendojnë një vend në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm. (LajmeShqip.com)
Rezultatet
Osasuna-Espanjol 2-0
53′, 69′ R. Garcia
Real Sociedad-Betis 1-1
52′ Vela / 70′ Kastro
Barcelona-Getafe 4-0
13′, 73′ Sançez, 44′ Mesi, 75′ Pedro
Renditja
Real Madrid 79, Barcelona 78, Malaga 50, Valencia 49, Levante 48, Osasuna 46, Atletiko Madrid 42, Sevilja 42, Espanjol 42, Getafe 42, Atletik Bilbao 41, Rajo Vajekano 40, Betis 39, Real Sociedad 38, Majorka 37, Granada 35, Vijareal 32, Saragoza 28, Sporting Gijon 25, Racing Santander 25.
Arvaniti
Arvaniti
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 157
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shkup
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/04/2012

Barcelona, 1 pikë larg Realit! Empty Re: Barcelona, 1 pikë larg Realit!

Wed 11 Apr 2012 - 14:36
Kuptohet Barcelona do ta shkel realin dhe sivjet .
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi