Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Beckham drejt Nju Jorkut? Empty Beckham drejt Nju Jorkut?

Sun 4 Nov 2012 - 12:18
Beckham drejt Nju Jorkut? Beckham

David Beckham mund të braktisë shumë shpejt skuadrën e tij të futbollit, Los Anxhelos Galaksi dhe me shumë gjasa do të kalojë në një skuadër tjetër amerikane.

Kështu raportoi e përditshmja “Daily Mail”, e cila shtoi se ka shumë gjasa që ish-kapiteni i kombëtares së Anglisë dhe gruaja e tij Victoria të zhvendosen në Nju Jork, në mënyrë që 38-vjeçarja të ndjekë karrierën e saj në botën e modës.

Në kryeqendrën ekonomike të SHBA-së, Beckham mund të luajë me skuadrën e Red Bull Nju Jorkut, e cila ka grumbulluar disa futbollistë të mëdhenj, midis të cilëve Thierry Henry.

Një burim pranë familjes Beckham deklaroi: “David dhe Victoria po e mendojnë gjatë hapin e radhës që duhet të hedhin dhe Nju Jorku po bëhet gjithmonë e më shumë opsioni i mundshëm. Los Anxhelosi i ka dhënë familjes atë stil jetese që ata kanë ëndërruar për këto pesë vjet, por tashmë fëmijët po rriten dhe Beckham si çift duhet të mendojmë më shumë për të ardhmen”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi