Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Sandy nuk “zhvendos” Maratonën e Nju Jorkut Empty Sandy nuk “zhvendos” Maratonën e Nju Jorkut

Thu 1 Nov 2012 - 17:48
Sandy nuk “zhvendos” Maratonën e Nju Jorkut Maratona-njujork

Maratona e Nju Jorkut do të zhvillohet në datën e përcaktuar pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga uragani 'Sandy' që pushtoi qytetin. Ky është lajmi që u bë publik nga vetë kryebashkiaku Majkëll Blumberg.

'Njerëzit kanë pyetur shpesh për maratonën, tha Blumberg në një konferencë për shtyp. Dhjetëra-mijëra persona kanë ardhur nga shumë vende të botës për të marrë pjesë në këtë aktivitet dhe ne vendosëm që maratona e Nju Jorkut të mbahet ditën e diel. Kjo është një ngjarje e madhe për Nju Jorkun dhe ekonominë e qytetit".

Maratona e Nju Jorkut parashikon garimin e pjesëmarrësve në disa zona të qytetit të cilat nuk janë prekur nga uragani 'Sandy'. Mësohet se numri i saktë i pjesëmarrësve do të jetë rreth 50.000 veta dhe mes tyre pritet të jenë edhe atletët më të njohur, specialistë të distancave të gjata.

Ndërkaq, Liga amerikane e Basketbollit, NBA, duke marrë parasysh edhe sugjerimin e Blumberg, vendosi që të anulojë ndeshjen mes New York Knicks dhe Brooklin Nets, e parashikuar të zhvillohej këtë të enjte në Barclays Center.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi