Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Qëllon pranë shtëpisë së William&Kate, polici nën hetim Empty Qëllon pranë shtëpisë së William&Kate, polici nën hetim

Sun 4 Nov 2012 - 12:32
Qëllon pranë shtëpisë së William&Kate, polici nën hetim KateMidd

Scotland Yard ka nisur një investigim të rangut të lartë, pasi një oficer që duhej të ruante Dukën dhe Dukeshën e Cambridge, qëlloi aksidentalisht me armën e tij, jashtë shtëpisë së tyre.

Polici ishte në detyrë në shtëpinë e çiftit të dhënë me qira në Anglesey, në veri të Uellsit, ku Princi William punon si një pilot kërkim-zhvillimi në Luginën RAF.

William nuk ishte në bazë në atë moment, por gruaja e tij, Kate Middleton, besohet të ishte në shtëpi, edhe pse burimet theksojnë se ajo nuk ishte e rrezikuar nga e shtëna.

Incidenti ndodhi gjatë mesditës së të mërkurës, javën e kaluar, kur oficeri - emri i të cilit nuk bëhet i ditur - ishte në një makinë të paidentifikuar jashtë pronës në fjalë.

Sipas policisë së metropolit, ai “zbrazi pa dashje armën e tij”. Plumbi u drejtua poshtë makinës së tij - besohet se ishte një Range Rover - por fatmirësisht oficeri, dhe kolegu i tij shoqërues që ishte në makinë, nuk u dëmtuan.

Gjithsesi, ai u largua nga detyrat me armë zjarri nëpër duar, si proçedurë rutinë, duke pritur verdiktin e hetimit.

Oficerët mbrojtës të Mbretërisë përdorin zakonisht armën austriake “Glock”, një pistoletë gjysmë-automatike 9mm.

Ajo njihet si një pistoletë “e veprimeve të sigurta”, por është përfshirë në disa incidente radhazi të forcave të sigurisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi