Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

100 vjet shtet, por sa qeveri? Empty 100 vjet shtet, por sa qeveri?

Mon 5 Nov 2012 - 0:55
Message reputation : 100% (1 vote)
100 vjet shtet, por sa qeveri? Perparim-haliliNga Përparim Halili

-Historia e kabineteve qeverisëse shqiptare, ndryshe nga vendet e tjera, konstatohet se ka si veçanti modelin e paqëndrueshmërisë. Sipas fakteve dokumentare, përmbysjet e qeverisjeve, nuk kanë patur motiv “punët” e Shqipërisë, por intrigat, pazaret me të huajt, shërbimet ndaj pushtuesve, konfliktet krahinore, braktisjen e vendit, përmbysjet me dhunë, luftën civile mes shqiptarëve të ndarë, komplotet politike dhe vrasjet e dyshimta të krerëve. Këto qeveri, me përjashtim të periudhës së pushtetit komunist e më pas, kanë qenë të gjitha pothuajse kabinete me afat deri në 1 ditë e në 1 orë ekzistencë. Qysh nga 28 Nëntori i vitit 1912, me qeverinë e Ismail Qemalit e cila nuk u mbajt mend për asgjë tjetër, përveç aktit të njohur historik të shpalljes së pavarësisë me ngritjen e Flamurit Kombëtar në Vlorë. Kaq bëri kjo qeveri, deri sa në pranverën e vitit 1914, i hapi rrugë kabinetit të dytë qeverisës, të shpallur në një tjetër qytet bregdetar: Qeverisë 35 ditore të Durrësit, kryesuar nga Turhan Përmeti (Pasha). Pa asnjë pushtet financiar dhe pa asnjë mbështetje nga vendet fqinje, ajo mbeti thjesht 1 numër me tepër në listën e qeverisjeve shqiptare, për t’u zëvendësuar pas 1 muaji me një qeveri tjetër, të krijuar po nga ky kryeministër: Turhan Përmeti (Pasha). E ndodhur mes kryengritjesh rebeluese të pakontrolluara, me luftë mes shqiptarësh edhe kjo qeveri pati fatin e “Qeverisë së Durrësit”, duke u përmbysur pas 92 ditëve. Rënia e detyroi Turhan Përmetin (Pasha) të krijonte kabinetin e tretë qeveritar po në Durrës, në krye të të cilit qëndroi afro 2 vjet, por që përveç numrit të qeverive, nuk pati asnjë vlerë për jetën e shqiptarëve dhe fatet e vendit. Kaosi që kishte pllakosur vendin, shtronte nevojën për një “qeveri pune” dhe këtë mision, vendosi ta marrë përsipër, Sulejman Delvina, duke krijuar qeverinë e katërt, jeta e të cilës megjithëse zgjati vetëm 9 muaj e gjysmë, figuron në historinë e qeverisjeve shqiptare, si “Qeveria që zhvendosi selinë e qeverisë shqiptare në Tiranë dhe që filloi të lëvizte gjërat”. Rrëzimi i kësaj qeverie, riktheu klimën e agresionit politik dhe fizik për pushtetin e shqiptarëve të mjeruar e të braktisur nga të gjithë, duke nxjerr në skenë 2 qeveri që zgjatën 10 muaj së bashku, të kryesuara nga Iljaz Vrioni. Po kështu, një qeveri 54 ditore të krijuar nga Pandeli Evangjeli; një qeveri të krijuar nga Qazim Koculi, që zgjati vetëm 1 ditë; një qeveri të krijuar nga Hasan Prishtina, që zgjati 4 ditë, një qeveri të krijuar nga Idhomen Kosturi, që zgjati 12 ditë. Pas kësaj serie qeverish ditë-shkurtra, shqiptarët provuan qeverinë e Xhafer Ypit, për të shkuar në fund të vitit 1922, nën qeverisjen e 27 vjeçarit Ahmed Zogu. Pushtetit i tij i parë zgjati vetëm 15 muaj (deri në qershor 1924), kur u përmbys prej Fan Nolit. Pas ikjes së Zogut nga pushteti, u rikthye “sëmundja” e qeverive tranzitore e madje ditore, të cilat rinisin me kabinetin 2 mujor të Shefqet Vërlacit dhe me 2 kabinetet 10 e 14 ditore, të drejtuar prej Iliaz Vrionit, për të shkuar më pas në qeverisjen 6 mujore të Nolit deri në 24 Dhjetor 1924, kur u detyrua të largohej pas lëvizjes së legaliste të Ahmet Zogut, të mbështetur prej diversionit të armatosur të serbëve dhe “rusëve të bardhë”, duke i lënë terren të lirë e të plotë Zogut për t’u kthyer në pushtet. Periudha e pushtetit të Zogut, si kryeministër, president e mbret (i vetëshpallur) u mbyll me pushtimin fashist të Shqipërisë, kur Zogu ia hipi “gomones” dhe u largua nga Shqipëria, duke e mbyllur kapitullin e historisë së periudhës 1912-1939 me krijimin e 30 kabineteve qeverisëse. Pas vitit 1939 edhe pse Shqipërinë e komandonte fashizmi, vazhdoi rituali i krijimit të qeverisjeve të tjera shqiptare, ku përveç asaj të periudhës nga 12 prilli 1939, deri 3 dhjetor 1941, të drejtuar nga Shefqet Vërlaci, jeta e qeverive që u formuan deri në datën 25 nëntor 1944, ishte “imitim”i historisë. Në këto 3 vjet pushtim, u krijuan edhe 8 qeveri të tjera, të drejtuara nga Mustafa Kruja(12 muaj), Eqerem Libohova (1 muaj), Maliq Bushati (3 muaj), Ali Këlcyra (4 muaj), Ibrahim Biçaku (50 ditë), Rexhep Mitrovica (9 muaj), Fiqiri Dine (78 ditë) dhe Ibrahim Biçaku (75 ditë), qeveria e të cilit ishte në fuqi deri në datën 25 nëntor 1944. Por ndërkohë, një tjetër kryeministër me qeveri paralele dhe konkretisht Enver Hoxha kishte shpallur qysh në 24 maj 1944 në Përmet “Qeverinë Demokratike”, në krye të së cilës, nën stemën qeveritare: “Qeveri e RP të Shqipërisë”, qëndroi deri në vitin 1950, kur këtë post ia la Mehmet Shehut, deri në vitin 1981, me një kohë rekord prej 31 vjetësh. Pas (vetë)vrasjes së Shehut, për 9 vjet, postin e kryeministrit e mbajti Adil Çarçani, për të shkuar më pas, në përmbysjen e pushtetit komunist dhe nxjerrjen në skenë të Fatos Nanos dhe qëndrimin e tij vetëm 102 ditë si kryeministër. Zëvendësohet 6 muaj nga Ylli Bufi dhe ky i fundit, ia dorëzon kolltukun Vilson Ahmetit, i cili qëndroi 87 ditë në detyrë, sepse i mbaroi mandati i caktuar në prag zgjedhjesh të parakohshme. Pas zgjedhjeve parlamentare të 22 marsit 1992, u krijua qeveria me kryeministër Aleksandër Meksin, por që u rrëzua pas 4 vjet e 9 muaj për shkak të rebelimit popullor të nxitur prej piramidave financiare. Në 16 mars 1997, në krye erdhi qeveria e “Pajtimit Kombëtar” e drejtuar nga ish-kreu i Bashkisë të Gjirokastrës Bashkim Fino, e larguar në 19 korrik 1997. Periudha pas zgjedhjeve të Qershorit 1997 e deri në vitin 2005, njohu krijimin e 5 kabineteve qeverisëse, me tre kryeministra që zëvendësonin njeri-tjetrin, për të mbyllur ciklin e kabineteve të këtyre 100 viteve shtet shqiptar, deri në vitin 2012, me 2 kabinetet në vazhdim të kryeministrit Sali Berisha. A do të përsëritet kjo histori “ikjesh” e “rikthimesh” kabinetesh me “gomone” edhe në vitin e parë të 100 vjetorit të dytë të historisë së Shqipërisë, pra pas zgjedhjeve të vitit 2013?
Istogali
Istogali
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1173
<b>Hobi</b> Hobi : Futbollii
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Istog
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/11/2011

100 vjet shtet, por sa qeveri? Empty Re: 100 vjet shtet, por sa qeveri?

Mon 5 Nov 2012 - 22:20
Message reputation : 100% (1 vote)
Qeveria e Ismail Qemalit do te dal si me e sukseshme ishte pro e bashkimit Kombtar
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

100 vjet shtet, por sa qeveri? Empty Re: 100 vjet shtet, por sa qeveri?

Sun 18 Nov 2012 - 10:52
Pyetje me vend!
Vend pa qeveri!
Qeveri me shtet!
Shtet pa bashkim!
Sponsored content

100 vjet shtet, por sa qeveri? Empty Re: 100 vjet shtet, por sa qeveri?

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi