Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Vajza më e hollë në botë dëshiron të bëhet nënë Empty Vajza më e hollë në botë dëshiron të bëhet nënë

Mon 5 Nov 2012 - 10:36
Vajza më e hollë në botë dëshiron të bëhet nënë Vajza%20e%20hollValeria Levitina ëshë femra më e hollë në botë. Ajo është vetëm 39 vjeç dhe peshon 25 kg. Valeria ka këtë paraqitje fizike për shkak të dietës ekstreme që mbajti me qëllim që të ishte më e bukur dhe më tërheqëse për meshkujt. Por tashmë jeta e saj është kthyer në makth. Ajo pothuajse nuk e shijon dot fare ushqimin dhe sa herë që ha, ka dhimbje të tmerrshme. Çdo mëngjes asaj i duhet të pijë doza të forta kafeje sepse tensioni i saj është tepër i ulët.

Vajza e hollë jeton në Monako. Atje i pëlqen koha e bukur dhe i është përkushtuar studimeve. Ajo ka kryer studimet për doktoraturë në fushën e Administrimit të Biznesit dhe në atë të Ekonomisë. Megjithatë ajo nuk ndihet mirë kur del në qytet sepse pamja e saj tërheq vështrimet e kalimtarëve dhe njerëzit mundohen t’i shmangen.

Jeta e Valerias ndryshoi përpara 23 vitesh gjatë nje loje futbolli me disa miq të saj. Një djalë bëri humor me format e trupit të saj. Kjo shaka bëri që vajza të kalonte në depresion. Që nga ai moment, Valeria nuk mendonte gjë tjetër vetëm sesi të dobësohej, deri në pikën sa u bë anoreksike.

Për herë të parë pas 23 vitesh, Valeria është kthyer në Rusi. Sipas saj shtëpia është spitali më i mirë. Endrra e saj është të gjejë dikë me të cilin të ndajë jetën dhe të ketë një fëmijë.

/Pravda/Shekulli Online/I.S./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi