Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Rikthehet në Shqipëri kontigjenti OMLT 2 "Striking Eagles” Empty Rikthehet në Shqipëri kontigjenti OMLT 2 "Striking Eagles”

Mon 5 Nov 2012 - 12:39
TIRANË - Kontigjenti OMLT-2 "Striking Eagles", i cili përfundoi misionin e tij në kuadrin e operacionit ISAF të NATO-s në Afganistan, u rikthye në Shqipëri.
Rikthehet në Shqipëri kontigjenti OMLT 2 "Striking Eagles” 2zqucg2
Gjatë një ceremonie të organizuar të hënën në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Arben Imami theksoi se "ju kryet një mision aq fisnik në Kabul, monitorimin dhe trajnimin e batalionit afgan në Kabul, duke treguar ato cilësi që forcat tona të armatosura po përpiqen, po arrijnë dhe realizojnë me sukses".

"Ju ishit ekipi i dytë i këtij lloji, që përfaqësuat seriozisht FA në misionin e vështirë, duke arritur objektivat dhe detyrat e shumta që ishin përcaktuar, por edhe që ju caktoheshin rast pas rasti nga komanda rajonale qendrore e operacionit ISAF, që dhanë rezultate të efektshme në funksionimin e përditshëm në marrëdhëniet me kolegët, eprorët dhe partnerët e batalionit afgan në kryerjen e detyrave luftarake", tha Imami.

Duke shprehur konsideratën e veçantë për kryerjen e përfundimit me sukses të misionit, ministri Imami falënderoi Gardën Kombëtare të Nju Xhersit dhe zyrën e bashkëpunimit ushtrarak me SHBA, në Ministrinë e Mbrojtjes, për ndihmën e tyre të veçantë për përgatitjen e këtij ekipi dhe kryerjen me sukses të misionit.

"Ky mision ka shërbyer si një eksperiencë e mirë për vazhdimin e ekipit të tretë që është nisur. Përvojat e fituara dhe mësimet e nxjerra nga ekipi juaj do të shërbejnë për përgatitjen e mëtejshme dhe konsolidimin e punës së FA në përgatitjen e kontigjenteve dhe ekipeve të radhës", theksoi Imami.
Ministri Imami, duke u uruar suksese në detyrat dhe karrierat e tyre, i garantoi ushtarakët për mbështetjen e qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

/er.nu
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi