- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Dëshiron të martohet me Lewis Hamilton
Wed 7 Nov 2012 - 18:04
Nicole Scherzinger ka deklaruar se dëshiron të martohet me të dashurin e saj Lewis Hamilton dhe se madje po e merr në konsiderim ”ngrirjen e vezëve” të saj, për të lindur fëmijë pas një periudhe.
34 vjeçarja, është shtatë vite më e re se ylli i formula 1, por insiston se lidhja e tyre është shumë e mirë dhe se ata janë gjithmonë pranë njëri tjetrin kur kanë nevojë.
E pyetur nëse po planifikon të martohet, bukuroshja, ka theksuar se po dhe atë shumë shpejt. “Unë nuk do të rinohem. Unë nuk dua të kem fëmijë tani menjëherë. Pas pesë vitesh ndoshta do të jetë koha e duhur por kurdo që të ndodhë do të ndodhë. Momentalisht jam e fokusuar në karrierë. Unë shoh shumë femra që lindin fëmijë të mrekullueshëm edhe kur kanë shumë vite. Dhe nëse jo, thjesht i ngrinë vezët”, ka theksuar ajo.
Ngrirja e vezëve është një metodë që është popullarizuar shumë nga femrat e famshme të cilat vendosin të lindin fëmijë kur ato të duan, por Nicole tha se fëmijët dëshiron t’i rrisë në mënyrë tradicionale.
Por këto janë plane afatgjate pasi ajo ka zgjedhur që sa më shumë të kënaqet me punën e saj dhe lidhjen me Hamilton.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi