Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Nik Xhelilaj, ndër më të kërkuarit e kiemasë turke Empty Nik Xhelilaj, ndër më të kërkuarit e kiemasë turke

Thu 8 Nov 2012 - 12:59
Nik Xhelilaj, ndër më të kërkuarit e kiemasë turke Nik-xhelilaj

Tiranë- Aktori shqiptar, Nik Xhelilaj, është duke u shndërruar në njërin nga emrat më të kërkuar në tregun kinematografik turk.
Vetëm disa javë pasi që ka filluar të transmetohet seriali “Qyteti i humbur” (“Kayip Sehir”), ku Kreshniku aktron rolin e Kadirit, aktori i njohur shqiptar ka dhënë intervistën e tij të parë për gazetën më të madhe turke Hurriyet, ku tregon eksperiencën e tij si aktor dhe jetën në Turqi.
“Për këtë projekt unë kam marrë ftesë nga producenti i mrekullueshëm Uygur Faysal Soyal, që menjëherë më tregoi rolin e Kadirit”, ka thënë Xhelilaj rreth rolit të tij.
Më pas, ai ka shpjeguar se për shkak të vështirësisë së gjuhës është një rol i vështirë dhe i komplikuar për të.
“Përveç kësaj, Kadiri gjithmonë kërkon të ruajë nderin e familjes së tij. Një familje e ardhur nga Deti i Zi dhe e vendosur në Stamboll. Ky qytet i madh dhe me shumë mënyra për t’u argëtuar, Kadirit nuk i bën shumë përshtypje për faktin se qëndron gjithmonë pranë nënës së tij dhe te biznesi dhe fëmija i tij. Për mua është një karakter shumë i bukur, sepse këta dy të rinj janë shumë të pjekur”, ka theksuar mes të tjerash aktori.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi