Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Curiosity nuk gjen gjurme metani ne Mars Empty Curiosity nuk gjen gjurme metani ne Mars

Thu 8 Nov 2012 - 13:05
Curiosity nuk gjen gjurme metani ne Mars 316680_528210837190342_1773655084_n

Anija kozmike e NASA-s ne Mars, Curiosity, nuk ka zbuluar te kete metan ne analizen e saj te pare ne atmosferen e Marsit; lajm ky qe padyshim do te merzise ata te cilet shpresojne qe te gjejne jete ne Planetin e Kuq.
Organizmat jetesore prodhojne me shume se 90% te metanit te gjetur ne atmosferen e Tokes, keshtu qe shkencetaret jane shume te interesuar nese do te gjejne ndopak nga ky gaz ne ajrin e Marsit. Megjithate Curiosity ka ardhur duarbosh ne matjet e para atmosferike te bera.
"Permbledhese eshte qe ne deri tani nuk kemi dalluar asnje shenje metani." - Chris Webster, i Jet Propulsion Laboratory ne Pesadena ne Kaliforni tha per reporteret.
Shkencetaret kane zbuluar metan ne atmosferen e Marsit me pare, duke perdorur nje varietet instrumentash ne toke dhe ne hapesire. Por perqendrimet e matura te gazit kane qene te uleta; duke variuar nga 10 deri ne 50 pjese per bilion.
Sipas shkencetareve mungesa e zbulimit te metanit nga Curiosity nuk do te thote qe observimet e meparshme jane te gabuara. Ne fakt perqendrimet e metanit mund te variojne nga rajoni ne rajon dhe gjithashtu edhe variojne ne kohe te ndryshme.
"Ne kete kohe ne nuk kemi nje zbulim pozitiv te metanit ne Mars." - tha Sushil Atreya i Universitetit ne Michigan.
"Por kjo mund te ndryshoje me kalimin e kohes dhe varet nga si eshte prodhuar metani ne Mars dhe se si shkaterrohet ai."
Burime te mundshme jo biologjike te metanit perfshijne goditje te kometave, degradim te grimcave te pluhurit nderplanetar nga rrezet ultraviolet dhe nderveprime uje-gur. Dhe gazi mund te shkaterrohet nga reaksione fotokimike ne atmosfere apo te thithet nga siperfaqja e Marsit.
Shkencetaret mendojne qe zhdukjet e metanit ne Mars jane efektive, duke e larguar gazin nga atmosfera ne cdo disa qindra vjet. Kjo do te thote qe cdo metan i zbuluar ne ajrin e Marsit eshte gjeneruar ne kohet e fundit.
Matjet e reja atmosferike, qe jane bazuar kryesisht ne disa studime te Curiosity ne nje vend te quajtur Rocknest, mund gjithashtu te ndihmonin shkencetaret te kuptonin me mire se si Planeti i Kuq mund te kete humbur pjesen me te madhe te atmosferes se tij origjinale. Ajri i Marsit eshte aktualisht vetem 1% i trashe sa ai i Tokes.
Ne matjet e dioksidit te karbonit atmosferik, u dallua nje rritje me 5% ne izotopet e renda te karbonit, krahasuar me perberjen izotopike qe mendohet te kete qene ne kohen kur Marsi eshte formuar.
Curiosity u ul ne Mars ne daten 5 gusht per te filluar nje mision dy vjecar me qellimin per te percaktuar nese Planeti i Kuq do te kishte suportuar ndonjehere jeten mikrobiale. Shkencetaret presin me padurim te dhenat qe sjell Curiosity.
"Me lini te theksoj qe keto jane matjet e para." - tha Michael Meyer, shkencetar i programit Curiosity dhe drejtues ne Programin e eksplorimit te Marsit nga NASA.
"Ne po presim zbulime te tjera."
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi