Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Fakte e kuriozitete mbi gjumin Empty Fakte e kuriozitete mbi gjumin

Thu 8 Nov 2012 - 13:22
Fakte e kuriozitete mbi gjumin Gjumi

Të gjithë e ndiejmë se funksioni i organizmit tonë fillon të ngadalsohet në mbrëmje pas një dite të gjatë.

Prandaj ne kemi nevojë rë rehatohemi në shtrat për të fjetur disa orë gjumë të pandërprera për çdo natë, të cilat rrisin nivelet tona të energjisë gjatë ditës.

Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë, se truri akumulon të gjitha detajet e ditës, ndërsa ne ndodhemi në gjumë.

Duke marrë parasysh të gjitha funksionet tona psikologjike, nuk është e çuditshme që njeriu një të tretën e jetës e kalon duke fjetur.

Nëse pa ushqim mund të jetosh deri në tre javë, pasi kalojnë 11 ditë pa gjumë njeriu do të flejë për të mos u zgjuar më asnjëherë.

Pothuajse 50 për qind e popullsisë fle më pak se shtatë orë në ditë, prandaj mungesa e gjumit gjatë dekadave është shndërruar në problem shoqëror pasi sjell jo vetëm shqetësime në të menduar por edhe sëmundje të rënda kronike.

Rreth 35% e grave në menopauzë kalojnë periudha pagjumësie, që në disa raste janë shumë serioze.

Pagjumësia nuk është sëmundje, por është simptomë e cila mund të zgjasë për një kohë të shkurtër apo të jetë në ndikim për kohë të gjatë.

10 - 26% të njerëzve vuajnë prej pagjumësisë kalimtare, 7 - 20% të njerëzve vuajnë prej pagjumësisë kronike.
Disa nga liderët më të mëdhenj të botës, nga Napoleon Bonaparti, Çurçilli, Klintoni apo Teçeri, thuhet se flinin maksimumi 6 orë në 24. Një tjetër personalitet ka qenë Leonardo da Vinçi, i cili nuk flinte kurrë më shumë se pesë orë në ditë.

Rekordi i gjumit më të gjatë është 18 ditë, 21 orë, dhe 40 minuta. Pas arritjes se rekordit, mbajtësi i tij ka patur halucinacione, paranoja, humbje të përqëndrimit dhe të memories.

Orët e nevojshme të gjumit, varen nga mosha
16 orë për të sapolindurit
10 orë për 3-18-vjecarët
8 orë për 19-55-vjecarët
6 orë për mbi 56-vjecarët
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi