Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Tirana, tifozët bllokojnë stërvitjen Empty Tirana, tifozët bllokojnë stërvitjen

Thu 8 Nov 2012 - 18:03
Tirana, tifozët bllokojnë stërvitjen Fanatics

Në kohën që skuadra e Tiranës po bëhej gati për të startuar stërvitjen e zakonshme, dhjetra tifozë bardheblu kishin bllokuar në mënyrë paqësore fushën e kompleksit “Skënder Halili” në shenjë proteste për situatën në klub dhe rezultatet jo të mira të ekipit gjatë këtyre javëve të fundit.

Përpjekjet e trajnerit Tafaj për të gjetur një gjuhë mirëkuptimi me ta janë injoruar nga tifozët e skuadrës me më shumë tituj në Shqipëri.

Pas një bllokimi prej rreth 10 minutash, tifozët ia kanë lënë fushën skuadrës për të vazhduar në mënyrë normale stërvitjen, ndërkohë që kanë kërkuar përmirësimin e situatës në klub dhe skuadër.

Jashtë kamerave tifozët e Tiranës akuzojnë drejtuesit e klubit bardheblu si përgjegjësit kryesorë të pengimit të hyrjes së tyre në stadium për të mbështetur skuadrën në ndeshjen e fundit me Kukësin, e vlefshme kjo për Kupën e Shqipërisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi