Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

“Curriculum” në galerinë FAP Empty “Curriculum” në galerinë FAP

Fri 9 Nov 2012 - 9:22
“Curriculum” në galerinë FAP Ekspozita-artet

Janë vizatime të ruajtura me fanatizëm në fondin e Fakultetit të Arteve të Bukura të realizuara nga studentët mes viteve ’60-’80. Të përzgjedhura me kujdes janë ekspozuar në galerinë FAP, pranë Universitetit të Arteve.

Rektori Petrit Malaj thekson se për institucionin e lartë të vetëm të artit në vend është me rëndësi që studentët të njihen me traditën: “Kjo ekspozitë është çelur në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë. Universiteti i Arteve ka një traditë shumë të mirë që duhet të evidentohet herë pas here. Studentët mund të prekin nëpërmjet kësaj ekspozite një realitet që ka ekzistuar në vitet ’60-’80.”

E ndarë në tre seksione, atë të portretit, profilit të punëtorit dhe nudos akademike e cila është në qendër të ekspozitës, kuratori Ermir Hoxha tregon se në përzgjedhjen e këtyre 50 vizatimeve prioritet ka qenë vlera.

“Nuk është një ekspozitë për të promovuar emra, por vlera. Mendova që kjo do të ishte mënyra më e mirë për të krijuar një urë kohore mes studentëve të sotëm me ata të viteve të kaluara”, thekson Hoxha.

Ekspozita FAP do të qëndrojë e hapur deri më 13 nëntor dhe është një hapësirë që përcjell traditën e vyer dhjetëravjeçare të brezave të studentëve të Fakultetit të Arteve të Bukura.


Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi