Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

"Lufta e ftohtë" Lacio vs Roma  Empty "Lufta e ftohtë" Lacio vs Roma

Sat 10 Nov 2012 - 9:18
"Lufta e ftohtë" Lacio vs Roma  Lacioroma1

Të dielën në orën 15:00 luhet Lacio-Roma, një nder derbet më të nxehta të futbollit, jo vetëm në Itali, por në mbarë botën e futbollit.

Dy skuadrat njihen prej dekadash për rivalitetin e tyre dhe në këtë kuadër, verdhekuqtë kanë menduar të zbusin disi gjakrat duke ftuar drejtuesit lacialë që dy teknikët, Zeman për Romën dhe Petkovic për Lacion, të shtrëngojnë duart e më pas t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve bashkërisht në Olimpiko.

Ky është propozimi që romanët pretendojnë se u kanë dorëzuar lacialëve e që sipas tyre, këta të fundit e kanë refuzuar.
Por një tjetër version ka Claudio Lotito, presidenti i Lacios. I pyetur nga gazetarët italianë për ofertën e Romës, numri një bardhekaltër tha se në zyrat e Lacios nuk ka mbërritur asnjë propozim i tillë, madje më pas ironizoi verdhekuqtë. “Nuk më ka ardhur kurrë një kërkesë e tillë. Ndoshta romanët i dërgojnë letrat e tyre me pëllumb, por ne përdorim shqiponjën… dhe meqënëse kanë zgjedhur pëllumbin, do të duhen edhe 30 vjet që ajo letër të mbërrijë në zyrat tona”, tha Lotito, duke shtuar gjithsesi se kjo nuk do të pengojë të dyja shoqëritë që të parandalojnë çdo episod që nuk ka lidhje me futbollin e luajtur në fushë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi