Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ethet e Juventus-Roma Empty Ethet e Juventus-Roma

Sat 29 Sep 2012 - 17:31
Ethet e Juventus-Roma Zeman-roma

Juventus-Roma (sonte në orën 20:45) është ndeshja me e rëndësishme e javës së gjashtë të Serisë A. Dy skuadrat shquhen për rivalitetin e hershëm, shpesh të ashpër mes tyre e si për t’i hedhur benzinë zjarrit në krye të verdhekuqëve është Zdenek Zeman, “armiku” më popullor i bardhezinjve.

Në vigjilje të takimit, Zeman doli para gazetarëve duke pranuar superioritetin e Juventusit në kampionatin italian në këtë fillim-sezoni.

“Juventusi është skuadra më e mirë aktualisht në Serinë A, por ne do të përpiqemi t’i vendosim në vështirësi. Sezonin e kaluar bënë një punë të shkëlqyer. Besuan, luftuan dhe në fund fituan. Në jemi një vit pas. Duhet të besojmë dhe të fitojmë. Ndeshja ngjall interesin e spektatorëve dhe ne duhet të besojmë tek 3-pikëshi”, tha Zeman.

Më tej, tekniku bohem komentoi edhe vendimin e ndihmës trajnerit të Juventusit, Carrera për të mos dalë para gazetarëve. Ky është vendimi i tij. Është cështje stili, tha ai.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi