Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohen fakte të teknologjisë jashtëtokësore në Tempullin e SETI (video) Empty Zbulohen fakte të teknologjisë jashtëtokësore në Tempullin e SETI (video)

Sun 11 Nov 2012 - 0:50
Zbulohen fakte të teknologjisë jashtëtokësore në Tempullin e SETI (video) Abydos-300x224Helikopteri Abydos (i njohur dhe si nëndetësja Abydos, Abydos aeroplan, Abydos UFO, etj) është një zbulim dhe mit i pseudoshkencës moderne, i cili është shpërndarë me një shpejtësi marramendëse në botën internetike.
Madje, citon alb-observer.com, dita-ditës fotografi dhe fakte të tjera po dalin në dritë, ku veçon ai i varrit të Tempullit të SETI apo të Abydos në Egjypt. Pretendohet gjithashtu se kjo skalitje pasqyron një sërë high-tech dhe gjithashtu dhe një shumëllojshmëri teknologjie jashtëtokësore, siç nëndetëse, aeroplanë si dhe shumë objektet të panjohura fluturimi.
Kështu, pas këtyre dëshmive janë të shumtë ata të cilët besojnë se qytetërimi Egjiptian ndikohej ose u krijua nga Jashtëtokësorët apo dhe Atlantidasit!

Tempulli i SETI gjatë dinastisë së 19-të të Egjiptit të lashtë.
U ndërtua si një monument i një rëndësie të veçantë dhe varri i Seti I, duke kombinuar adhurimin e Osirit, që kishte një prezencë të fuqishme në Abydos dhe Tempulli dispononte një temë të veçantë për Osirin, pasi perëndi të tjera, si vetë Seti I, adhuroheshin aty. Ndërkohë, tempulli nuk arriti të ndërtohej kur ishte gjallë Seti I, por u përfundua nga djali i tij, Ramesses II në fillim të mbretërisë së këtij të fundit.
Zbulohen fakte të teknologjisë jashtëtokësore në Tempullin e SETI (video) 1231
Pretendohet se përshkrimi në fjalë, pasqyron një sërë objektesh të teknologjisë jashtëtokësore të përparuar, siç aeroplanë të aeronautikës së përparuar, UFO, helikopter deri dhe nëndetëse, edhe pse deri më sot nuk mund të kemi një shpjegim të mirëfilltë për përdorimin e mundshëm të nëndetëses në lumin Nil./alb-observer.com/
Për më shumë ndiqni video-dokumentarin në vijim:
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi