Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shenjat zodiakale dhe seksualiteti Empty Shenjat zodiakale dhe seksualiteti

Sun 11 Nov 2012 - 12:00
Shenjat zodiakale dhe seksualiteti Signs

Nese doni te mesoni sesi te krijoni atmosferen e duhur ne ato momentet intime kur jeni vetem me te, atehere besojuni keshillave te yjeve.

Çfare vlereson mashkulli i shenjes se Dashit? Si mund te joshesh dike qe i perket shenjes se Binjakeve? Po Peshqit, e dini si mund t’i beni per vete? Joooo?! Atehere besojuni keshillave te meposhtme, te sugjeruara nga yjet.

Erotizmi i shenjes se Dashit
Meshkujt e shenjes se Dashit jane gati per “sulm” dhe nuk kane shume nevoje per t’i ndezur seksualisht. Deshira e vetme e tyre eshte: t’i dhurojne sa me shume kenaqesi femres se tyre. Por, nese nuk e arrijne kete gje, atehere egoja e tyre mashkullore eshte goditur rende. Meshkujt e kesaj shenje mund te pershtateten duke huazuar paralojen e zgjatur, ledhatimet dhe fjalet e embla per ta kenaqur sa me shume femren e tyre.

Nuk duhet harruar qe meshkujt e shenjes se Dashit preferojne seksin e shpejte, por anasjelltas, nuk pelqejne femrat qe jepen shpejt. Dashurojne rrezikun, prandaj per ta, sfida paraqet nje aventure. Kjo eshte arsyeja perse pelqejne femrat “e çmendura” dhe sidomos nese kane trupa sportive. Por, ne trupin e tonifikuar mire te femres, ata kerkojne edhe disa zona tejet feminile, sepse ata duan te dhurojne perkedhelje te buta ne keto zona.
Josheni me fantazi dhe trasgresion, pa harruar te brendshmet seksi.

Erotizmi i shenjes se Demit
Mashkulli i kesaj shenje eshte tradicional, duke perfshire edhe deshirat e tij seksuale. Vendi i preferuar per te bere dashuri eshte nje krevat i madh dhe i forte, por me jasteke te bute dhe nje kuverte te ngrohte.

Kujdes! Nuk duhet ta shperqendroni ne asnje menyre gjate aktit, perndryshe rrezikoni te perballeni me egersine e vertete te nje demi. Nese e nderprisni, do t’ju duhet ta filloni gjithçka nga e para per te krijuar atmosferen e duhur.

Ne fantazite erotike, meshkujt e Demit kenaqesine seksuale e lidhin me kenaqesine e te shijuarit te ushqimeve te mira.

Femra ideale eshte pasionante, pragmatike dhe qe di mire se çfare ben. Fantazite e tij erotike ndizen nga imazhi i nje gruaje qe lepin nje akullore, kafshon nje banane apo pertyp me endje luleshtrydhe.
Josheni, duke i gatuar nje darke te shijshme dhe, me pas… drejt kenaqesive te shtratit…

Erotizmi i shenjes se Binjakeve
Aventuren perfekte seksuale meshkujt e kesaj shenje e imagjinojne kur zbulojne nje femer misterioze ne nje grup te saponjohur njerezish.

Vendi i preferuar per te bere seks eshte nje dhome luksoze hoteli, ne nje shtrat te madh me mbulesa te pambukta, duke pire shampanje e duke krijuar temperaturen e duhur seksuale.

Mashkulli i shenjes se Binjakeve eshte gati per çdo lloj aventure seksuale me nje femer qe i nxit fantazine. Femra ideale per te duhet te kete nje pamje elegante, pa komplekse dhe te dije te flase bukur.

Josheni me nje koktej te perbere nga fantazia, eleganca, zgjuarsia – pa harruar te shtoni pak luks – dhe ai ka per te lene koken pas jush.

Erotizmi i shenjes se Gaforres
Meshkujt e shenjes se Gaforres gjate aktit seksual nxiten shume nga fantazite erotike. Kreativiteti i tyre manisfestohet ne menyre spontane nese gjejne nje partnere qe ka te njejtin sens per “lojera” gjate aktit seksual.

Atmosfera e duhur per ta eshte nje ambient i ndriçuar dobet. Nese nuk gjejne kete atmosfere romantike, atehere preferojne seksin ne vende te hapura, te shkretuara dhe mundesisht prane vendeve bregdetare.

Meshkujt e lindur nen shenjen e Gaforres nuk çmenden dhe aq pas trupave krejtesisht te zhveshur sesa pas pjeseve te veçanta, qe duken nga rrobat e laguara.

Femra ideale duhet te rrezatoje feminilitet, te kete gjoks te madh e te jete nje femer qe pelqen te perkedhele dhe te dhuroje puthje.

Josheni me nje parfum te veçante dhe nje pale te brendshme seksi, qe zbulohen “pa dashje” nga dekoltete e hapura apo pantallonat me bel te shkurter.

Erotizmi i shenjes se Luanit
Meshkujt e kesaj shenje pelqejne pjeset misterioze te nje gruaje. Madje, ne fantazite e tyre erotike, imagjinojne nje grua me fytyre te mbuluar, e cila nuk flet asnje fjale, por vetem e perkedhel dhe e puth me pasion.

Meshkujt e Luanit nuk e kane problem te dominojne ne shtrat. Por, ne te njejten kohe, i pelqen edhe te dominohet nga partnerja dhe te luaje rolin e “luanit dembel”, qe pelqen ta perkedhelin, ta mbulojne me puthje dhe te jete ne qender te vemendjes, si nje mbret i vertete. Meshkujt e kesaj shenje shpeshhere fantazojne te kene eksperienca seksuale me dy partnere njekohesisht.

Femra ideale per Luanin duhet t’i kete floket e gjate dhe te çrregullt, gjoksin e forte dhe te tonifikuar. Mund ta joshni, duke qene te gatshme te eksperimentoni gjate aktit seksual dhe njekohesisht duke e perkedhelur me embelsi dhe butesi.

Erotizmi i shenjes se Virgjereshes
Meshkujt e shenjes se Virgjereshes nuk humbasin shume kohe me paralojen. U pelqen te zhvishen shpejt dhe po aq shpejt duan ta shohin te zhveshur trupin e partneres. Por mos harroni qe trupi duhet te jete i lare, i parfumosur mire. Duhet te jeni te kujdesshme deri ne detajet me te imta.

Meshkujve te shenjes se Virgjereshes u pelqen te jene te qete per te “studiuar” trupin e partneres, sidomos pikat me te ndjeshme te saj, ne menyre qe pastaj te dine te dhurojne kenaqesine me te madhe. Me pas, u pelqen te mbyllin syte, nderkohe qe duhet te jete partnerja qe duhet t’u dhuroje kenaqesi atyre, nepermjet “marifeteve” me duar dhe gjuhe.

Femra ideale eshte e hajthme, me gjoks te vogel dhe te pasme te tonifikuara mire.

Josheni duke e ftuar ne nje dhome te paster, te parfumuar mire, me drita te zbehta dhe duke i dhuruar nje masazh sensual.

Erotizmi i shenjes se Peshores
Meshkujt e kesaj shenje pelqejne femrat e egra e qe duan te argetohen ne shtrat. Zakonisht bien ne dashuri me femra shume te bukura. Por, nese zbulojne se partnerja e tyre nuk eshte aq inteligjente sa e kishin menduar, atehere largohen njehere e pergjithmone. Meshkujt e Peshores vleresojne femrat e rafinuara, qe kujdesen deri ne detaje. Terhiqen nga femrat qe veshin te brendshme dhe aksesore seksi. Ka shume prej tyre qe pelqejne masazhet dhe kerkojne qe te jete femra ajo qe drejton “lojen” sipas deshirave te saj.

Femra ideale eshte shume e bukur, me forma te rrumbullakosura, e rafinuar dhe e kujdesshme ndaj pamjes se jashtme.

Josheni nepermjet nje debati inteligjent, por mos harroni edhe te brendshmet seksi e qe nxisin fantazine.

Erotizmi i shenjes se Akrepit
Sensualiteti eshte nje veçori e dallueshme per meshkujt e kesaj shenje. Ështe pak e veshtire te joshesh meshkujt e Akrepit, sepse fantazia e tyre erotike eshte tejet e rafinuar dhe asgje nuk perben çudi per ta. Kjo shenje eshte nder te paktat qe nuk pelqejne seksin oral. Nuk eshte se jane kunder, por nuk besojne se nepermjet tij mund te arrihet nje kenaqesi me e madhe seksuale.

Meshkujt e shenjes se Akrepit kane nje vetekontroll per t’u pasur zili, por kur bie fjala per seksin, ata bejne nje perjashtim. Kjo do te thote qe nuk duan t’ia dine shume as per vendin e as per oren, nese jane te papershtatshme.

Femra ideale eshte pasionante, qe ruan disa sekrete per vete.

Nese kerkoni te joshni nje mashkull te shenjes se Akrepit, shtiruni sikur nuk ju intereson dhe shikojeni venger e me ligesi. Vetem keshtu do ta beni qe te lere koken pas jush.

Erotizmi i shenjes se Shigjetarit
Meshkujt qe i perkasin shenjes se Shigjetarit nuk kane nevoje per teknika te veçanta joshjeje, sepse jane vete femrat qe bien shume lehte ne dashuri me ta. Prandaj, mashkulli i Shigjetarit eshte ne kerkim te nje femre qe “dorezohet” me deshiren e saj, teksa ai e provokon me fjale dhe gjeste te thjeshta.

Te lindurit e kesaj shenje perjetojne shume orgazma, por nuk e kane problem nese partnerja nuk ka te njejtat kerkesa si ai. Megjithate, ndihen te bezdisur nga femrat qe nuk arrijne ne orgazme.

Femra ideale nuk ka karakteristika te veçanta fizike, por duhet te kete patjeter sensin e humorit dhe te aventures, si dhe te jete e qejfit dhe optimiste.

Meshkujt e Shigjetarit mund te joshen gjate nje mbremjeje te gezueshme. Hidhni ndonje batute pikante, por jo fort te hidhet… dhe brenda 15 minutash te kesaj “beteje erotike” do te kurorezoheni me nje orgazme qe nuk ka te paguar.

Erotizmi i shenjes se Bricjapit
Meshkujt qe i perkasin shenjes se Bricjapit arrijne kenaqesine ne lidhjet sentimentale me me vone se shenjat e tjera. Ata behen me joshes me kalimin e viteve, duke kultivuar edhe nje autoritet me te madh.

Meshkujve te shenjes se Bricjapit iu pelqen te bejne dashuri dhe mesojne shume shpejt si t’i falin kenaqesi nje femre. Por nuk joshen dhe aq lehte dhe per ta nje trup i zhveshur nuk arrin t’i nxise seksualisht.

Per te gjetur pikat e tyre te dobeta, eshte shume me e veshtire nga ç’duket. Por, per femrat qe ia arrijne ketij qellimi, ia vlen gjithe mundimi, sepse ato do te shperblehen me kenaqesi te pafundme.

Fizikisht u pelqejne femrat ne formen e “dardhes”, me vithe te bollshme, por e hajthme ne pjesen e siperme te trupit. Ajo duhet te jete e kujdesshme ne perzgjedhjen e te brendshmeve dhe te jete gjithmone e trukuar.

Josheni ne nje dhome te ngrohte, me nje shtrat te bollshem, duke degustuar dy gota vere se bashku.

Erotizmi i shenjes se Ujorit
Meshkujt e shenjes se Ujorit pelqejne temperaturat e nxehta dhe, kur bie fjala per seks, imagjinata e tij e çon ne plazhet ekzotike a ne nje dhome hoteli te ngrohur mire. Nese klima eshte e akullt, atehere meshkujt e Ujorit do te jene te ftohte edhe gjate aktit.

Te lindurit e kesaj shenje kane nje vetevleresim te madh per aftesite e tyre seksuale. Ata pelqejne te flirtojne, por rrallehere i konkretizojne ne lidhje fizike. Jane tipa sportive, prandaj jane ne gjendje te dhurojne nje nate te tere pasioni, por vetem nese eshte ndezur shkendija e dashurise.

Femra e tyre ideale duhet ta vleresoje seksin e ngadalte, duke i paraprire me nje paraloje delikate. Gjithashtu, ata vleresojne shume edhe komplimentet e shpeshta. Ndersa te brendshmet seksi dhe truku jane detaje qe nuk i kushtojne shume rendesi.

Josheni me delikatese, pa u treguar shume agresive. Prisni momentin e duhur dhe mbulojeni me komplimente.

Erotizmi i shenjes se Peshqve
Ështe veshtire te kenaqesh meshkujt e shenjes se Peshqve, sepse ata kane nje natyre te dyfishte, qe i ben te paparashikueshem. Te lindurit e kesaj shenje pelqejne muziken, sepse ajo i nxit te reagojne ne menyre sensuale. Iu pelqen ta arrijne orgazmen sipas ritmit te muzikes.

Nese kerkoni te arrini kenaqesi seksuale, eshte shume e rendesishme qe ne sfond te vini pak muzike, por jo shume romantike. Me pas, ata do te dine t’i dhurojne nje femre kenaqesine me te madhe.

Femra ideale duhet te kete shume fantazi dhe te dije te marre iniciativen ne momentin e duhur, qe do te thote se ne seks duhet ta drejtoje ajo lojen.

Josheni me feminilitetin tuaj, qe duhet te rrezatoje edhe ne perzgjedhjen e rrobave e sidomos te te brendshmeve. Perdorni pak truk per te theksuar sharmin tuaj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi