Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Messi thyen rekordin e Pele  Empty Messi thyen rekordin e Pele

Mon 12 Nov 2012 - 9:14
Messi thyen rekordin e Pele  Messi-biberon

Barcelona fitoi 4-2 ndaj Mallorca falë dy golave të Messit, një goli me goditje dënimi të Xavi dhe një goli të Tello.

Edhe pse fitonin 0-3 në pjesën e parë, katalanasit lejuan që vendasit të shkurtonin në 2-3 diferencën para se Messi të vuloste ndeshjen me golin e katërt, gol që ishte historik pasi e lejoi të thyente rekordin e atij që konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave: Pele.

Argjentinasi i Barcelonës, me dy golat e së dielës arrin në kuotën e 76 golave në një vit kalendarik, gjë që nuk e ka bërë asnjë futbollist tjetër më parë.

Në vitin 1958, Pele kishte arritur të shënonte 75 gola në ndeshjet zyrtare, por tashmë edhe ky rekord është thyer nga “Pleshti” i Barcelonës.

Messi ka shënuar 64 gola me katalanasit dhe 12 me Argjentinën.

Alvaro Morata shpëton Realin

Alvaro Morata ishte protagonisti kryesor në fitoren e vuajtur të Real Madrid në fushën e Levantes. Lojtari nga “kantera” u fut në lojë në minutën e 82 kur ndeshja ishte në barazim 1-1 dhe arriti të shënonte golin e fitores për skuadrën e Jose Mourinho pas një goditjeje dënimi të Xabi Alonso.

Pikërisht mesfushori spanjoll kishte humbur një 11-metërsh pak minuta më parë.

Më parë, Cristiano Ronaldo kishte kaluar në avantazh madrilenët në pjesën e parë, ndërsa Angel barazoi për vendasit në pjesën e dytë duke rrezikuar trepikëshin për Realin.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi