Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tendencat e fundit drejt veshjeve të koktejlit Empty Tendencat e fundit drejt veshjeve të koktejlit

Mon 12 Nov 2012 - 17:27
Linja të bukura, stil, elegancë është ajo që çdo femër kërkon nga vetja teksa gjendet në një festë gjysmë-zyrtare, apo në një pritje gjatë pasdites që mund të zgjasë deri në mbrëmje vonë. Kodi i veshjes, në raste të tilla përcakton për femrat një veshje elegante, mes luksit dhe të zakonshmes.
I pari që e perdori termin “veshje koktejli” ishte stilisti i njohur Christian Dior, i cili në fund të viteve ‘1940 krijoi fustanet që femrat vishnin gjatë këtyre eventeve. Ndonëse kanë marrë emrin nga koktejlet, këto veshje nuk vishen vetëm në festa ku shërbehen këto lloje pijesh.

Ajo që e karakterizon dhe e dallon nga të tjerët një veshje të tillë është gjatësia, që zakonisht është nën gju. Çdo femër mund të ruajë stilin e saj të personalizuar, pasi në morinë e “fustaneve të koktejleve” mund të zgjedhë ngjyrën ose prerjen e dëshiruar.
Mjafton që veshje të mos jetë aq mondane sa të konsiderohet e përshtatshme për mbrëmje, si edhe të mos jetë një fustan plazhi, veshje pune apo për club-e. “Veshje koktejli” konsiderohen gjithashtu edhe pantallonat elegante, që nuk vishen për në zyrë.
Fustanet e koktejleve, edhe pse jo me këtë emer, datojnë shumë herët. Para gjysmës së parë të shekullit të 20, ky stil i veshjes ishte i njohur si “veshja e pasdites së vonë”./alb-observer.com/
Tendencat e fundit drejt veshjeve të koktejlit 235

Tendencat e fundit drejt veshjeve të koktejlit Cocktaildress4007c

Tendencat e fundit drejt veshjeve të koktejlit M
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi