- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Miqësorja, Shqipëria luan sot ndaj Kamerunit
Wed 14 Nov 2012 - 14:11
Kombëtarja shqiptare përballet sot në ndeshjen miqësore me Kamerunin. Ndeshja do të luhet në “Stade de Geneve” në Zvicër, në orën 20.45. Kjo do të jetë sfida e fundit për këtë vit për skuadrën kuqezi dhe në të njëjtën kohë mundësia e fundit e trajnerit Gianni De Biasi për të provuar lojtarët e rinj të grumbulluar prej tij.
Tekniku italian ka thirrur në listën e 21 futbollistëve Bekim Balaj e Armando Vajushi, ndërsa ka rikthyer në përfaqësuese edhe Elis Bakaj. Të tre futbollistët po kalojnë një periudhë të mirë në skuadrat e tyre, ndërsa kundër Kamerunit do të kenë mundësi të gjejnë hapësira në formacion. Gjatë seancës së fundit stërvitore, De Biasi ka punuar në aspektin taktik, duke provuar skemat e tij me lojtarë të ndryshëm. Italiani do të zyrtarizojë formacionin vetëm gjatë ditës së ndeshjes, megjithëse surprizat do të jenë të pakta, ndërsa Sadiku dhe Cani pritet të jetë dyshja titullare e sulmit kuqezi raporton albanianscreen .
Duke përfituar nga mungesa e Bogdanit dhe Salihi, minuta në këmbë do të kenë edhe sulmuesit e rinj, të cilët duhet të bindin De Biasi kundër një rivali të fortë si Kameruni, që përballet me shumë presion në këtë sfidë. Formacioni i udhëhequr nga Samuel Eto kërkon me cdo kusht fitoren kundër Shqipërisë, për të evituar një tjetër dështim pas kryqëzimit që iu bë pas eliminimit nga Kupa e Kombeve. Gjithsesi, lajme të këqia vijnë për formacionin afrikan përpara miqësores kundër Shqipërisë. Mesfushori i Barcelonës, Alexander Song nuk do të luajë si pasojë e dëmtimit në ndeshjen e fundit në kampionatin spanjoll.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi