Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shqipëria, barazim pa gola me Kamerunin  Empty Shqipëria, barazim pa gola me Kamerunin

Thu 15 Nov 2012 - 10:05
Shqipëria, barazim pa gola me Kamerunin  Shqiperi-Kamerun

0-0 përfundoi ndeshja miqësore Shqipëri-Kamerun, por më shumë se sa rezultati, ajo që na gëzon më shumë ishte paraqitja mjaft e mirë e kombëtares sonë, e cila ishte e përbërë nga lojtarë të rinj, duke përfshirë këtu edhe ata nga kampionati shqiptar.

“Jam shumë i kënaqur nga loja e sotme dhe për më shumë për lojtarët, të cilët bënë atë që u kërkova. Në bazë të asaj që dhamë në fushë, ne duhet të dilnim me fitore, por gjithsesi kjo miqësore më shërbeu për të parë lojtarët e rinj. Tani varet nga ata, nëse do të duan të jenë sërish në këtë skuadër. Dera jonë është e hapur, por ata duhet të më tregojnë se vlejnë për të qenë këtu”, tha pas ndeshjes tekniku italian i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi.

Në minutat e para, falë edhe eksperiencës së madhe, Kameruni vuri diktatin në fushë, ndërkohë që kuqezinjtë tanë morën kohën e duhur për t’u mësuar me ritmin e lojës së tyre.

Me kalimin e minutave, kombëtarja shqiptare rriti ritmin e lojës, e cila filloi të barazpeshohej.

Pjesa e dytë ishte ndryshe nga e para, pasi ishin kuqezinjtë ata që morën çelësat e lojës në dorë. Rastet e rrezikshme para portës kamerunase ndiqnin njëra-tjetrën, por as Bulku dhe as Çani nuk arritën të zhbllokonin rezultatin.

Në pjesën e dytë patën në dispozicion edhe dy lojtarët e kombëtares Shpresa, Bala dhe Vajushi, të cilët edhe pse nuk arritën të shënonin, treguan se janë të vlefshëm për këtë kombëtare.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi