Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

De Biazi nuk kursehet, me Kamerunin duhet rezultat Empty De Biazi nuk kursehet, me Kamerunin duhet rezultat

Wed 14 Nov 2012 - 9:56
De Biazi nuk kursehet, me Kamerunin duhet rezultat Bfiasi
GJENEVE- Shqipëria pritet të luajë me një skemë 4-4-2, ul tra difensive, në ndeshjen e sotme ndaj Kamerunit. Miqësorja që do të luhet në Gjenevë nuk ka asnjë rëndësi sa u përket shifrave zyrtare, por nuk është kështu për trajneri Xhani De Biazi, që edhe në këtë takim kërkon fitoren. Burime nga kampi kuqezi bëjnë të ditur se tekniku italian ka vendosur të luajë me Berishën në portë, ndërsa përpara tij janë Andi Lila, Lorik Cana, Mërgim Mavraj dhe Renato Arapi. Mesfusha duket e njëjtë me atë që luajti ndaj Sllovenisë, përveç Currit, që duket se ka zëvendësuar Burim Kukelin në mesfushë, ndërkohë që në sulm do të jenë Çani e Sadiku.

De Biazi e ka shprehur hapur, se pavarësisht se është një ndeshje miqësore, skuadra e tij duhet të fitojë, duke lënë në plan të dytë testimin e futbollistëve të rinj. Në fakt, duket një politikë e FSHFsë që edhe në miqësoret të luhet vetëm për rezultat dhe jo të mendohet për të bëhen eksperimente. Për një ekip, që është ende shumë modest në arenën europiane, duket me shumë rëndësi që të arrihet fitorja sesa të luajë bukur apo të provojë futbollistë të rinj, qofshin këto ndeshje miqësore. Një politikë e tillë u ndoq edhe në kohën e Josip Kuzhe, por u duk se kjo i dha pasojat në momentin që një pjesë e mirë e legjionarëve varën këpucët në gozhdë dhe kombëtarja kaloi një periudhë tranzicioni.

ETO-SONG
Mesfushori i Barcelonës, Alex Song, nuk do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kamerunit për ndeshjen miqësore kundër Shqipërisë (sot, 20:45), njoftojnë mediat e huaja të martën. Song nuk ka udhëtuar fare për në Gjenevë të Zvicrës. Federata e Futbollit e Kamerunit mori një faks nga Barcelona në ditën e fundit për një dëmtim të futbollistit në ndeshjen me Majorkën, por sipas mediave, ky dëmtim është i trilluar, meqë mesfushori nuk ka dashur të përplasej me yllin më të madh të Kamerunit, Samuel Eto’o. Shtypi raporton se kapiteni i Kamerunit, Eto’o, është ai që nuk e ka dashur Songun në ekip për shkak të një konflikti të javëve më parë, kur Song deklaroi se është më i miri, andaj Barça e ka transferuar. “Unë jam në mesin e lojtarëve më të mirë në botë, kurse Song nuk është as në mesin e më të mirëve te Kameruni”, iu përgjigj Eto’o Songut në një intervistë televizive. Për sulmuesin e Anzhit, që është futbollisti më i paguar në botë, ndeshja kundër Shqipërisë do të jetë e dyta për Kamerunin, pas vuajtjes së pezullimit prej tetë muajsh, si rrjedhojë e organizimit të një bojkoti të futbollistëve për bonuset e vonuara.
/m.a
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi