Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Visar Ymeri: Vrasja e dy të rinjëve rezultat i politikës shtypëse Empty Visar Ymeri: Vrasja e dy të rinjëve rezultat i politikës shtypëse

Thu 1 Mar 2012 - 19:01
Deputeti i parlamentit të Kosovës nga rradhët e Vetëvendosje, Visar Ymeri në seancën parlamentare të mbajtur sot në parlamentin e Kosovës foli në lidhje me vrasjen e dy shqiptarëve dy ditë më parë nga ana e një polici maqedon. "Në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dëshiroj tju shpreh ngushllimet më të sinqerta famijeve por edhe shqipëtarëve kudo që janë për vrasjen e Besnik Shehapit dhe Imran Mehmetit në Gostivar nga polici maqedonas" tha Ymeri në fjalimin e tij.
Aktin e vrasjes Ymeri nuk e quajti si një krim i thjeshtë por si rezultat i politikës monoetnike dhe shtypëse ndaj shqiptarëve që ndjek qeveria Gruevski. "Ne këtë nuk e konsiderojmë të jetë vetëm një incident i ndodhur, nga zhvillimet politike atje konsiderojmë se krimi i djeshëm është rezultat direkt i mendësisë shtypëse në linja të diskriminimit etnik që po ndërton Gruevski me të gjitha mjetet e veta shtetërore propagandistike" shtoi Ymeri.
Deputieti Ymeri ju bëri thirrje insitucioneve politike në Kosovë dhe Shqipëri që të raegojnë në mënyrë të kordinuar për të mbrojtur interesat e shqiptarëve në Maqedoni dhe në diasporë. " Institucionet politike në Prishtinë dhe Tiranë nuk guxojnë të rrijnë duarkryq për atë që ju ndodh shqiptarëve në Maqedoni"
Deputeti Visar Ymeri u bëri thirrje institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës që tju dalin në ndihmë shqiptarëve kudo që janë. (tetova1.com)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi