Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Nxirren nga humnera 6 trupat e pajet të të rinjëve që hubën jetën në aksidentit - Foto nga vendi i n Empty Nxirren nga humnera 6 trupat e pajet të të rinjëve që hubën jetën në aksidentit - Foto nga vendi i n

Tue 16 Aug 2011 - 18:43
SKRAPAR - Ka përfunduar rreth orës 10:15, të ditës së...sotme aksioni për nxjerrjen nga humnera e trupave të gjashtë të rinjëve që humbën jetën në aksidentin automobilistik të një dite më parë në fshatin Grepckë të komunës Qendër të rrethit të Skraparit, rreth 2.5 km, largë nga qyteti i Çorovodës.Gjashtë të rinjtë, Fatjon Feka 23 vjeç, Vladimir Dulellari 26 vjeç, Xhulio Allko 19 vjeç, Eni Guri 21 vjeç, Edison Çuko 26 vjeç dhe Drilon Guri 24 vjeç kanë qënë duke udhëtuar me mjetin tip Fuoristradë - Mitsubishi me targa angleze H 651 NRG, me timon në krahë të kundërt e cila ka dalë nga rruga dhe më pas ka përfunduar në humnerën me thëllësi rreth 200 metra në kanionet e lumit Osum. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, të mbrëmjes së të hënës, kur të rinjtë kanë qënë duke udhëtuar nga fshati Grepckë drejt qytetit të Çorovodës.Burime nga sektori qarkullimit rrugor të Drejtorisë së Qarkut Berat, konfirmojnë se shakak për këtë aksidendt tragjik ka qënë, jo vetëm terreni dhe gjendja e vështirë e rrugës, por edhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti i drejtuarë nga 26 vjeçari Vladimir Dulellari. Banorët e fshatit Grepckë, ku edhe ndodhi ngjarja thonë se pas rënies së mjetit në humnerë, ata kanë dëgjuarë një zhurmë të madhe dhe pas kësaj mënjëhrë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, nga ku më pasë kanë njoftuarë në komisarjatin e policisë të rrethit të Skraparit, uniformat blu të të cilit kanë mbritur menjëhrë në vendin e aksidentit.

Pas njoftimit, kanë shkuar më shpejtësi në vendin e aksidentit, duke udhëtuar për gjatë gjithë natës edhe forcat e Drejtorisë së Policisë Berat, ato të Policisë së Fierit, Forcat RENEA, si dhe mjetet zjarrfikëse me trupat e tyre. Por, për shkak të terrenit të vështirë, humnerës dhe errësirës nuk është bërë e mundur që të ndërhyet për nxjerrjen e trupapave të pajetë të gjashtë të rinjëve pesë prej të të cilëve; Fatjon Feka 23 vjeç, Vladimir Dulellari 26 vjeç, Eni Guri 21 vjeç, Edison Çuko 26 vjeç dhe Drilon Guri 24 vjeç kanë qënë banorë të fshatit Grepckë dhe Xhulio Allko 19 vjeç ngaqyteti i Çorovodës.

Kësisoj aksioni për nxjerrjen e trupave ka filluar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Deri në orët e para të mengjesit dihej vetëm indetniteti i pesë të rinjëve, ndërkohë që personi i gjashtë, Drilon Guri konsiderohej i zhdukur. Forcat RENEA, kan zbritur me litar në thellësin rreth 200m, të humerës nga ku kanë nxjerrë nëpërmjet barrelave trupat e pa jetë të gjashtë të rinjëve. Pas operacionit për nxjerrjen e trupave të të rinjëve, ka qënë pikërisht trupi i pajetë i të riut Drilon Guri, që një ditë më parë knsiderohej i zhdukur, ai që rreth orës 06:30, është nxjerr i pari nga forcat RENEA, të ndihmuara edhe nga banorët e qytetit të Çorovodës dhe fshatrave përrret.



Aksioni për nxjerrjen e trupave ka filluarë rreth orës 06:00, të mëngjesit të sotëm dhe ka përfunduarë në orën 10:15, po të paradites së sotme. Pas nderimeve nga familjarët dhe të afermit e tyre rupat e të ndierëve do të përcillen për në banesën e tyre të fundit.

Përgatiti Abedin Kaja
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi