Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

NASA paralajmëron për një stuhi të fuqishme diellore në 2013-ën!  Empty NASA paralajmëron për një stuhi të fuqishme diellore në 2013-ën!

Sat 17 Nov 2012 - 14:52
NASA paralajmëron për një stuhi të fuqishme diellore në 2013-ën!  Solar-storms

NASA paralajmëroi për një stuhi të fuqishme diellore, si kurrë më parë, pasi Dielli do të zgjohet nga “gjumë” i gjatë rreth… vitit 2013, duke shkaktuar 20 herë më shumë dëme
sesa uragani Katrina!

Zyrtarë të lartë të NASA-s, besojnë se kjo stuhi e madhe do të godas si rrufe dhe do të shkaktoj shkatërrime gjithandej që nga pajisjet e spitaleve, sistemet bankare, si dhe sistemet e kontrollit të qarkullimit ajrorë deri dhe tek pajisjet elektroshtëpiake, si kompjuter, si sistemet e navigimit.
Nëse nuk merren masa të parandaluese dhe të menjëhershme, NASA konsideron se ka gjasa se do të ketë pasoja të rënda shëndetësore në gjithë botën dhe se në sektorin e Sigurisë Kombëtare!

“Dimë që po vjen, por nuk dimë se sa këqija dhe shkatërruese do të jenë pasojat!”, deklaroi Dr. Richard Fisher, drejtor i sektorit të Fizikës-Diellore në NASA.

Masat parandaluese, duhet te jenë të njëjta me ato të cilat marrin autoritete në prag të goditjes së uraganit, ku dinë se uragani është një hap para goditjes por nuk dinë se sa dëme do shkaktojë!

“Çështja është se shoqëritë moderne, varen në një gradë shqetësuese nga pajisjet elektronike, telefonat celularë dhe satelitët. Kemi më shumë varësi nga të sipërpërmendurat nga hera e fusnit kur ndodhi një gjë e ngjashme!”, shtoi Dr. Richard Fisher, duke vijuar: “Do te ketë pasoja të mëdha ekonomike nga një dukuri e tillë. Ne e kemi marrë shumë seriozisht këtë çështje!”

Madje Fisher pretendon se stuhia, gjatë së cilës Dielli do t’i kaloj kufijtë e temperaturave të 5.500 gradë celsius, gjë që ndodh rrallë herë në jetën e njeriut.

Çdo 22 vjet, cikli i energjisë magnetike të Diellit arrin kulmin e tij, ndërsa numri i njollave arrin maksimumin e mundshëm në çdo 11 vjet.
Kështu, Fisher dhe ekipi i tij pohuan se të dy këto dukuri kombinojë dhe të to ndodhin gjatë 2013-ës, si rezultat të krijohen nivele të larta rrezatimi !
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi