Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Misteri “Le Pain Maudit” ose i ''Bukes se Mallkuar'' Empty Misteri “Le Pain Maudit” ose i ''Bukes se Mallkuar''

Mon 19 Nov 2012 - 16:07
Misteri “Le Pain Maudit” ose i ''Bukes se Mallkuar'' 319013_532882666723159_1601169973_n

Më 16 gusht të vitit 1951, banorët e fshatit francez Pont Saint Espri u zgjuan papritur me zhurmë,nga halucinacione të frikshme me zjarre dhe bisha. Një burrë u përpoq të mbyste veten, duke bërtitur se barku i tij po kafshohej prej gjarpërinjve. Një djalë 11-vjeçar u përpoq të mbyste gjyshen e vet. Një burrë tjetër bërtiti: “Unë jam një aeroplan”... E gjithë kjo, si pasojë e një eksperimenti të CIA-s.

Misteri 50-vjeçar mbi “bukën e mallkuar” të Pont Saint Esprit, që shkaktonte halucinacione te banorët, u zgjidh pasi një gazetar zbuloi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kishin spërkatur bukën me drogë të llojit LSD, pjesë kjo e një eksperimenti.

Ky fshat i vogël piktoresk në jug të Francës(Pont Saint Espri) u shkatërrua papritur dhe në mënyrë misterioze, si të kishte qenë një iluzion, si pasojë e sëmundjeve të ndryshme që pllakosën vendin. Së paku 5 njerëz vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u dërguan në azile ku edhe vdiqën, ndërsa qindra të tjerë vazhduan të vuanin në mënyrë të pareshtur.

Për dekada të tëra thuhej se buka e vendit kishte qenë helmuar pa dashje me një lloj myku.Një djalë 11-vjeçar u përpoq të mbyste gjyshen e vet. Një burrë tjetër bërtiti: “Unë jam një aeroplan”, përpara se të hidhej poshtë nga dritarja e katit të dytë duke thyer si pasojë të dyja këmbët.

Më pas, ai u ngrit përsëri dhe vazhdoi të zvarritej për më tepër se 50 metra. Ndërkohë, një tjetër person “pa” zemrën e tij t’i rrëshqiste përgjatë këmbëve teksa thërriste një doktor për t’ia rikthyer përsëri në vend.

Sakaq, shumë njerëz të tjerë u shoqëruan për në azile ku u mbajtën nën këmisha force. Në atë kohë gazeta amerikane “Times” shkruante se “mes të prekurve nga deliri dhe kllapia e kuqe kishte pacientë të shtrirë nëpër shtrate, që ulërinin se lule të kuqe po lulëzojnë përmes trupave të tyre dhe se kokat e tyre po shkrijnë”.

Në atë kohë u arrit në përfundimin se bukëpjekësi më i njohur i zonës kishte përzier pa dashje miellin me një myk që në fakt infektonte drithërat dhe kryesisht thekrën.

Një tjetër teori supozonte se buka ishte helmuar prej mërkurit organik. Sidoqoftë, një gazetar investigues, H.P. Albarell Jr., deklaroi rezultatet e zbuluara nga një eksperiment i fshehtë i drejtuar nga CIA dhe Divizioni i Operacioneve Speciale Sekrete Amerikane në Fort Detrik të Meriland.



Shkencëtarët që prodhuan të dyja shpjegimet alternative, - shkruan ai, - punonin për Kompaninë Farmaceutike Sandoz me bazë ne Suedi, e cila në mënyrë sekrete kishte furnizuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe CIA-n me kete toksine te quajrur LSD.

Albarell arriti të zbulonte dokumentet e CIA-s, ndërsa ishte duke investiguar mbi vrasjen e dyshimtë të Frank Olson, një biokimisti që punonte për SOD-in, i cili u hodh nga dritarja e katit të 13-të, dy vjet pas incidentit në lidhje me “Bukën e helmuar”.

Një shënim përshkruan një bisedë mes një agjenti të CIA-s dhe një zyrtari të Sandoz, ku përmendej “sekreti i Pont Saint Esprit” dhe shpjegimi se helmimi nuk ishte shkaktuar aspak nga myku, por nga elementi D i ndodhur në drogën LSD.

Ndërsa shkruante librin e tij “Një gabim i tmerrshëm: Vrasja e Frank Olson dhe Sekreti i CIA-s mbi eksperimentet e Luftës së Ftohtë”, zoti Albarell foli me kolegë të zotit Olson, dy prej të cilëve i treguan atij se incidenti i Pont Saint Esprit ishte pjesë e një eksperimenti të drejtuar nga CIA dhe vetë Amerika.

Pas luftës koreane, amerikanët lançuan një program të gjerë mbi manipulimet mendore të të burgosurve dhe mbi trupat e armiqve.

Shkencëtarë të Fort Detrik i treguan atij se agjentët kishin spërkatur drogë LSD në ajër dhe gjithashtu në “produktet ushqimore vendase”. Zoti Albarell tha se “arma e vërtetë tymosëse”,ishte një dokument i Shtëpisë së Bardhë i dërguar tek anëtarët e Komisionit të Rokfelerit i formuar në 1975, për të investiguar abuzimet e CIA-s.

Ai përmbante emrat e një numri individësh francezë që ishin punësuar në mënyrë sekrete nga CIA, duke shkaktuar në mënyrë direkte incidentin e Pont St. Esprit. ...Albarell bën të ditur se droga LSD, e përdorur si një armë ofensive nga Ushtria Amerikane, kishte droguar mbi 5.700 punonjës amerikanë mes viteve 1953 dhe 1965.

Asnjë nga kërkimet e tij nuk do të arrinte të tregonte se shërbimet sekrete franceze ishin në dijeni të operacionit. Sipas lajmeve amerikane, drejtuesit francezë i kishin kërkuar CIA-s të jepte shpjegime, gjë të cilën shërbimet franceze e mohuan.

Banorët e Pont Saint Esprit vazhdojnë akoma të kërkojnë shpjegime se pse u goditën nga skena të tilla apokaliptike.

“Në atë kohë njerëzit krijuan teorinë e një eksperimenti me qëllim kontrollin mbi revoltat popullore”, - thotë Sharl Granjon. “Unë përherë godisja kovën”, - i tregoi ai gazetës franceze “Les Inrockuptibles”, pa e ditur pse.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi