Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Juventusi shkatërron kampionët në Torino Empty Juventusi shkatërron kampionët në Torino

Wed 21 Nov 2012 - 16:55
Juventusi shkatërron kampionët në Torino Swxo2e
Juventusi ka shtuar dukshëm gjasat për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve pas fitores prej 3-0 kundër Chelseat në Torino.

Vendasit ishit superiorë në fraksionin e parë të lojës duke e dominuar në tërësi fushën. Që në fillim të ndeshjes Stephan Lichtsteiner pati një rast të shkëlqyer, por topi goditi shtyllën pas mbrojtjes së Petr Cech.
Pas presionit të vazhdueshëm, bardhezinjtë arritën të shënojnë. Andrea Pirlo dërgoi një goditje jo aq të fortë në drejtim të portës, por mjaftoi që Fabio Quagliarella të shënonte golin e epërsisë (39’).

Menjëherë pas, Ashley Cole e largoi topin nga vija fatale për të shpëtuar nga goli i dytë.
Sa u përket miqve, ata ishin të zbehtë në pjesën e parë. Gjatë gjithë kohës mbroheshin dhe prisnin gabimet e bardhezinjve. Për më shumë, ata luanin pa sulmues tipik, ndërsa mund të përmendim rastet e Hazard dhe Oscar.
Edhe gjysma e dytë filloi njësoj, me Juventusin që sulmonte dhe blutë që mbroheshin.

Aksionet e njëpasnjëshme u kurorëzuan me golin e dytë. Asamoah depërtoi në zonë duke kthyer për mrekulli topin te Arturo Vidal, i cili e dërgoi topin në rrjet (61’).
Në vazhdim, mysafirët përpiqeshin të ndërtojnë ndonjë aksion, ndërsa vendasit sërish shfaqeshin të rrezikshëm, por gabuan disa raste për ta thelluar avantazhin. Blutë u angazhuan me kalimin e minutave, por pa sukses.
Dhe, jo shumë minuta pasi u aktivizua në lojë, Sebastian Giovinco arrin të vulosë shifrat në 3-0.

Ndeshja tjetër e Grupit E, ndërmjet Nordsjaelland dhe Shakhtar Donetsk, ka përfunduar me rezultat 2-5.
Shakhtari është në krye të grupit me 10 pikë tashmë i kualifikuar, Juventusi ka nëntë pikë, ndërsa Chelsea shtatë pikë. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit, nëse do të kalojë Juventus apo Chelsea.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi