Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

“Amnistia” premierë në Torino e Milano Empty “Amnistia” premierë në Torino e Milano

Wed 26 Oct 2011 - 17:07
“Amnistia” premierë në Torino e Milano Amnistia-luli-bitriMilano, 22 tetor 2011, NOA – Filmi “Amnistia” i regjisorit shqiptar Bujar Alimani do të shfaqet javën e ardhshme në Torino dhe Milano.

Filmi Amnistia me protagoniste aktoren Luli Bitri është zgjedhur së fundmi të përfaqësojë kinematografinë shqiptare në konkurimin për çmimin Oscar në kategorinë e filmit të huaj. “Amnistia” premierë në Torino e Milano Amnistia-filmi-foto“Amnistia” udhëton drejt publikut të dy qyteteve kryesorë të Italisë pas pjesëmarrjes në pranverën e këtij viti, në disa festivale të filmit nëpër botë ku është vlerësuar nga publiku e kritika.

Ndër çmimet e marra renditen çmimi C.I.C.A.E në Festivalin e Berlinit, si dhe ai Cineuropa i marrë në Festivalin e Kinemasë europiane të Leçes.

Prezantimi i filmit në Milano e Torino do të organizohet nga Qendra e Kulturës Shqiptare.

Amnistia do të shfaqet në Torino, të shtunën më 29 tetor 2011, ora 19.00, në

Cineporto, ndërsa në Milano, të hënën, më 31 tetor 2011, ora 18.00 në Cinema Gnomo. Në aktivitetet që do të drejtohen nga gazetari Benko Gjata do të marrin edhe konsulli shqiptar në Milano Gjon Çoba, gazetari Roland Sejko, si edhe kritikë të artit kinematografik Vittorio Sclaverani dhe Paola Assom. “Amnistia” premierë në Torino e Milano Amnistia-luli-bitri-1Takimet shënojnë edhe një bashkëpunim të rëndësishëm mes disa subjekteve dhe organizatave të sektorëve të kulturës ndër të cilat Shoqata e Kineastëve të Torinos, IPSIA dhe Acli, dhe realizohen me patronazhin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Milano, të Rajonit të Lombardisë, Bashkisë së Torinos dhe të Federatës së Shoqatave Shqiptare dhe Arbëreshe.

mit/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi