Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Rruga në Torino merr emrin Skënderbeg  Empty Rruga në Torino merr emrin Skënderbeg

Mon 3 Dec 2012 - 13:01
Rruga në Torino merr emrin Skënderbeg  Torino-635x320

Në kuadrin e aktiviteteve për 100 vjetorin e Pavarësisë, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Milano, Nausika Spahia, inauguron bashkë me shoqatën “Vatra Arbëresh” dhe autoritetet lokale në Chieri të Torinos Rrugën “Skanderbeg”.

Ky është një nder i madh që i bëhet popullit shqiptar dhe Shqipërisë në këtë jubile.

Kjo është e hera e parë që një qytet në Veri të Italisë emëron një rrugë me emrin e Heroit tonë Kombëtar, kjo falë edhe punës së shkëlqyer që komuniteti arbëresh në Itali ka bërë dhe bën për të ruajtuar dhe promovuar kulturën, gjuhën dhe traditat shqiptare, raportojnë mediat shqiptare.

Konsulli i Milanos falënderoi dhe i uroi festën e Pavarësisë të gjithë shqiptarëve të pranishëm me të cilët vazhdoi festimet me këngë e valle tradicionale.

Presidenti i Shoqatës “Vatra Arbëresh” falënderoi Konsullin e Shqipërisë, Nausika Spahia për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë këtij komuniteti në veriun e Italisë.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Rruga në Torino merr emrin Skënderbeg  Empty Re: Rruga në Torino merr emrin Skënderbeg

Mon 3 Dec 2012 - 13:16
Ne "Torino"...

Po ne "Tirane"?!...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi