- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Amnistia e Pavarësisë, 220 të dënuar lënë qelitë
Wed 28 Nov 2012 - 16:09
-Pavarësia “hap” dyert e burgjeve për 220 të dënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ndër ta 11 janë të mitur dhe 5 janë gra. Drejtoria e Burgjeve mban sekret listën e përfituesve të lirisë së menjëhershme, ndërkohë bëhet e ditur se nga Amnistia e Festës së Flamurit përfitojnë ulje dënimi 160 persona. Ndërkaq përfitojnë rreth 1000 persona që rezultojnë të dënuar nga gjykata me Shërbimin e Provës, prej të cilëve kanë marrë dënime alternative 700 persona. Referuar burimeve që vijnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, mësohet se kategoritë më të favorizuara janë të dënuarit për vjedhje, po ashtu siç edhe shkelësit e qarkullimit rrugor. Në përfitimin e kësaj amnistie, ekspertët kanë përfshirë edhe një kategori të dënuarish që iu përkasin 2 neneve nga Kodi Penal Ushtarak. Pra amnistia e Pavarësisë tregohet zemërgjerë me ushtarakët dhe ushtarët për tre vepra, siç është dezertimi, shmangja nga shërbimi ushtarak dhe dezertim i kuadrit komandues.
Fituesit e lirisë
Kategoritë përfituese të faljes së “Pavarësisë” janë përcaktuar prej muajsh, ndërkohë që zyrtarët e drejtorisë së përgjithshme nuk kanë vënë në dispozicion listën e të paktën atyre personave që ditën e sotme do të lënë ambientet e qelisë ku vuanin dënimet me burg. Nga të dhëna të besueshme mësohet se shumica e personave të dënuar që do fitojnë lirinë do të jenë nga burgjet nëpër rrethe, por pritet që të dalin edhe nga paraburgimet në Tiranë. Ndërkohë, përcaktimi i kategorive që kanë për të fituar lirinë, ulje dënimi apo edhe shuarjen e masave paraprake ka bërë që ditëve të fundit të ketë dyndje personash të cilët kanë masa të përcaktuara në gjykatë dhe që janë të vetëdijshëm që i kap amnistia e 100-vjetorit të Pavarësisë. Kështu, komisariatet në këto ditë festash, përveç faktit që kanë kaluar në gatishmëri, tani do të përballen edhe me të dënuarit që vijnë për tu vetizoluar me idenë e përfitimit. 11 fëmijë do të shohin lirinë në mëngjesin e sotëm, të cilët janë të dënuar për veprën penale të vjedhjes. Ata përfshihen në numrin prej 220 të dënuarish bashkë me 5 gra që vuajnë dënimin në qelitë e burgut ‘325’ në “Ali Demi”. Njëkohësisht nga Kodi Penal do të përfitojnë amnisti edhe personat që rezultojnë të jenë të dënuar me gjobë nga Gjykata. Të përjashtuar në mënyrë katekorike nga amnistia e ditës së Pavarësisë janë të gjitha veprat penale që përfshihen në Krimet e Rënda.
Ditën e paradës, Pavarësia “favorizon” dezertorët
Ditën e sotme do të përfitojnë nga amnistia edhe të gjitha ata ushtarakë dhe ushtarë të cilët janë të dënuar në bazë të dy neneve. Hartuesit e amnistisë kanë përcaktuar kategoritë të cilët iu përkasin pikërisht atyre personave që janë të dënuar për shmangie nga shërbimi ushtarak, dezertim nga ushtria, mosparaqitje në repart si dhe dezertim i kuadrit komandues. Janë nenet 33 dhe 34 që janë përfshirë në amnistinë e festës, ndërsa nuk bëhet i ditur numri i dezertorëve sidomos në rolin e ushtarakëve që përfitojnë pafajësinë. Referuar të dhënave që vijnë nga policia, përqindja më e madhe e të vetëdorëzuarve nëpër komisariate iu përkasin kësaj kategorie, sidomos të dezertuesit e shërbimit ushtarak, të cilët shpresojnë të ‘amnistohen’ për moskryerjen e shërbimit të detyrueshëm.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi