Amnistia e 100 vjetorit, nxjerr nga burgu 512 të dënuar
Fri 30 Nov 2012 - 13:49
Festa e 100 vjetorit solli me vete edhe lirimin e një sër të dënuarish, që deri sot ka arritur në 512 dënuar që lënë burgun.
Sipas zyrës së shtypit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, deri në mesnatën e 28 Nëntorit kanë përfituar nga amnistia 4 femra të dënuara, si dhe 31 të mitur. Nga amnistia kanë përfituar personat që kanë pasur më pak se një vit dënim.
Gjithashtu, sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, janë amnistuar të gjithë të dënuarit me burgim deri në dy vjet. Ndërkohë, sipas ligjit janë përjashtuar nga amnistia të gjithë të dënuarit për vepra të rënda penale, duke përfshirë veprën penale të krimit kundër njerëzimit, shëndetit, krime seksuale, kundër pasurisë, krimet që cenojnë rendin dhe qetësinë publike, si dhe krimet që cenojnë sovranitetin e një vendi. /alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi