Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Babë e bir takohen pas 17 vitesh në qelitë e burgut Empty Babë e bir takohen pas 17 vitesh në qelitë e burgut

Tue 31 Jan 2012 - 1:41
Babë e bir takohen pas 17 vitesh në qelitë e burgut 3_0_babeBabë e bir takohen pas 17 vitesh në qelitë e burgut 3_1_biriAta kishin kryer krime të ndryshme në zona të ndryshme të qytetit, por u bashkuan në qelitë e paraburgimit të një rajoni policie. Babë e bir kishin 17 vite pa u parë, por u takuan vetëm në një qeli. Ka ndodhur kështu në Brazil, në San Paolo, kur babai u arrestua për kërcënim dhe i biri për vjedhje të armatosur. Babai nuk e kishte parë të birin që kur ishte vetëm 1 vjeç. Madje i riu as nuk e dinte kush ishte babai i tij. 18 vjeçari Orival Raimundo de Souza (i Riu) ishte arrestuar pasi kishte grabitur një karburant. Kur e sollën në komisariat dhe ai tha emrin, policia e kuptoi menjëherë se kishte fare pak që i kishte rrasur brenda babain, Orival Raimundo de Souza (i Vjetri). Ky i fundit u përpoq të miqësohej me të birin duke i shpjeguar se përse kishte ikur, por ai nuk i foli. Megjithatë babai premton se do mbajë kontakte me të birin, edhe pse ka një merak: nuk do e bindë kollaj që të heqë dorë nga krimet me këtë shembull që sapo i dha.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi