Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Takohen femra e mashkulli më i shkurtër në botë Empty Takohen femra e mashkulli më i shkurtër në botë

Fri 31 Aug 2012 - 14:29
Takohen femra e mashkulli më i shkurtër në botë B3936_takohen

Çandra Bahadur Dangi, njeriu më i vogël me shtat në botë, dhe Xhjoti Amge, femra më e vogël në botë me shtat, janë takuar për herë të parë në jetën e tyre për të promovuar librin e ri të rekordeve Guinness.
Çandra është 72-vjeçar dhe vjen nga nepali, kurse Xhjoti është hinduese 18-vjeëare dhe që të dytë janë bërë të njohur në saje të “Rekordeve të Guinnessit”.
Në fotografim ata kanë arritur me veshje tradicionale të vendeve të tyre dhe me gjithë dallimin e madh në moshë, thuhet se janë argëtuar për bukuri dhe kanë bërë shaka të shumta gjatë tërë kohës.
Ndonëse duke se Libri i Ginnessit është shumë i madh duke qëndruar në mes të këtyre dy personave, ai libër në fakt është i lartë gjithsej 30 centimetra.
Xhjoti Amge është e gjatë 62.8 centimetra, por megjithë këtë handikap ajo është një lloj ylli në vendin e saj me mbi 1 miliard banorë dhe deri tash ka pasur disa role filmike të dalluara në industrinë e madhe filmike të Indisë.
Çandra, ndërkaq, ka thënë se kjo ishte hera e parë që është larguar nga fshati i tij në Nepal. Për këtë largim është “fajtore” matja, së cilës është dashur t’i nënshtrohet në muajin shkurt të këtij viti për të hyrë në librin e rekordeve./GlobiS/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi