Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Nadal rikthehet në stërvitje Empty Nadal rikthehet në stërvitje

Thu 22 Nov 2012 - 10:14
Nadal rikthehet në stërvitje Nadal2011

Tenisti Rafael Nadal u rikthye ditën e martë në stërvitje, duke i dhënë fund kështu katër muajve mungesë për shkak të një problemi në gju.

I rënë në vendin e katërt në botë për shkak të mungesës së tij, Nadal nuk luan një ndeshje zyrtare që prej 28 qershorit, kur u eliminua në raundin e dytë të Uimbëlldonit, nga i panjohuri Lukas Rosol, në një ndeshje në të cilën spanjolli pësoi një tërheqje muskulore.

“Ecim hap pas hapi, pasi kam një periudhë të gjatë inaktive. Është e rëndësishme që të rrisim gradualisht peshën e stërvitjes, pasi nuk mund të stërmundoj gjurin, por me durim dhe mbi të gjitha me besimin që gjërat po shkojnë në rrugën e duhur, do të arrij nivelin e duhur për të synuar sërish rikthimin në majë”, deklaroi Nadal pas stërvitjes së tij të parë.

“Rafa është duke u rikuperuar nga dy dëmtime, por gjërat kanë shkuar mirë deri tani dhe ai duhet të rikthehet të luajë javën e ardhshëm. Kryesorja është që dëmtimi në tendinë është rikuperuar tërësisht dhe tani duhet vetëm që të rikuperohet gjendja e duhur fizike”, shtoi Toni Nadal, xhaxhai dhe njekohesisht manaxheri i fituesit te 11 Grand Slemeve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi