- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Miqësorja me Shqipërinë, trajneri i Argjentinës: Stërvitje serioze
Thu 16 Jun 2011 - 19:18
Përfaqësuesja e Argjentinës po i vazhdon përgatitjet për Copa America, por vëmendja e tyre është edhe te ndeshja e radhës kundër Kombëtares shqiptare, e cila do të zhvillohet më 20 qershor në Buenos Aires.
Trajneri i përfaqësueses argjentinas, Sergio Batista ka kërkon nga lojtarët e tij angazhim maksimal dhe qasje serioze në përballje me Shqipërinë.
“Ndeshjes me Shqipërinë do t’i qasemi në mënyrë serioze. Do të mundohemi të luajmë me shumë lojtarë, pra t’i provojmë lojtarët, para Copa Americas, të cilën synojmë ta fitojmë”, deklaroi trajneri i Argjentinës në një konferencë për shtyp.
Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuaín, e konsideron të rëndësishme ndeshjen miqësore të 20 qershorit ndërmjet Argjentinës dhe Shqipërisë, para fillimit të Copa Americas, 12 ditë më pas.
“Në ndeshje me Shqipërinë, të gjithë duhet ta japim 100-përqindëshin, për të qenë të gatshëm për Copa American”, deklaroi 23-vjeçari, i cili më parë e ka bartur edhe fanellën e River Plates.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi